Shenjtorët e javës 4 - 11 qershor
R.SH. / Vatikan
E diel 4 qershor, Kisha katolike kremton solemnitetin e Trinisë Shenjte. Festa e Trinisë Shenjte na thërret jemi bashkësi dashurie dhe jete, sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe i Trinisë së Tënzot.
Gjithnjë më 4 qershor, kalendari përkujton Shën Françeskun Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë e Shën Kuirinin, martir.
Të hënën më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë.
Të marten më 6 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; e Shenjtorët Artemi e Paolina, martirë dhe Shën Klaudion, abat e ipeshkëv.
Të mërkurën më 7 qershor, kalendari kishtar pëkujton shën Anton Maria Gjanelin, ipeshkëv i Bobios, themelues i Bijave të Marisë.Liturgjia e ditës na nxit të reflektojmë mbi rëndësinë që ka jo sasia, por cilësia e dhuratave që u bëjmë të tjerëve me dashuri. E kjo e fundit varet nga zemra.
Të enjten më 8 qershor, Kisha katolike romake kremton festën e Korpit e të Gjakut të Krishtit apo Corpus Domini. Është kremtim i Eukaristisë, që i ka fillesat në vitin e largët 1246, në dëshirën e një murgeshe që deshi ta festojë larg nga atmosfera e Javës Shenjte. Njihet mrekullia e Bolsenës, në Itali, kur një meshtari i pikoi Hostja gjak, sapo dyshoi nëse vërtet në Hosten e Shenjtë është Korpi i Krishtit.
Gjithnjë më 8 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit.
Të premten më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, shën Primo-n (Prelën) dhe shën Feliçianin, martirë.
Të shtunën më 10 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Landerikun e shën Cenzurin. L
Të dielën e ardhshme më 11 maj qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 10-të gjatë vitit kishtar, ciklit 'A'. Gjithnjë këtë të diele më 11 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Barnabën, apostull.