Kërko

Il primo ministro britannico Sunak incontra il presidente ucraino Zelensky ai Chequers  (ANSA) Il primo ministro britannico Sunak incontra il presidente ucraino Zelensky ai Chequers (ANSA)

Zelensky në Londër, Sunak konfirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon turin europian, pas ndalesës në Paris. Sot, vizita e papritur në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, në terren, një raketë ruse vrau 4 vetë në një spital në Avdiivka, në rajonin Donetsk të Donbasit

R.SH. / Vatikan

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky zbarkoi papritmas në Londër, sot në mëngjes, 15 maj, duke vijuar kështu turneun e tij evropian nga Italia, në Vatikan, Gjermani dhe Francë. Në kryeqytetin britanik, Zelensky mbërriti me një helikopter ushtarak në Checkers, rezidencë e kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili i uroi mirëseardhjen me fjalët kuptimplote: "Guximi dhe forca shpirtërore e Presidentit Zelensky dhe e Ukrainës janë 'frymëzim për ne të gjithë’”.

Ndërsa Prijësi ukrainas shprehu "nga thellësia e zemrës" mirënjohjen për mbështetjen masive ushtarake të Londrës për Kievin. Përgjigjja e Londrës, furnizimi i mëtejshëm me qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve ajrore pa pilot, duke përfshirë dronët e rinj të sulmit me rreze të gjatë, një rreze veprimi prej mbi 200 km. Material, që do të dorëzohet "muajt e ardhshëm ndërsa Ukraina përgatitet të thellojë rezistencën kundër pushtimit të vazhdueshëm rus". Kryeministri britanik u bëri thirrje aleatëve perëndimorë t'i japin Kievit mbështetje ushtarake në këtë "çast vendimtar për rezistencën e Ukrainës përballë luftës së tmerrshme, agresion që ajo as nuk e zgjodhi e as nuk e provokoi".

Mbështetja e Francës

Mbrëmë, më 14 maj, Zelensky ishte në Paris, i mirëpritur nga Presidenti Emmanuel Macron; sot vazhdoi bisedimet me liderët francezë. Në darkën e punës me kreun e Elizeut, Zelensky - ashtu si në Romë dhe në Berlin - kërkoi armatime më të sofistikuara: tanke, avionë, artileri tokësore dhe kundërajrore. Udhëheqësi pati premtime nga tre partnerët evropianë, pasi nënvizoi se nevojiten ndihma për të nisur kundërsulmin dhe për të arritur fitoren përfundimtare. Vetëm atëherë, tha ai, do të krijohet baza për fillimin e bisedimeve me Moskën. Presidenti francez Macron dhe homologu i tij ukrainas kërkuan edhe sanksione të reja kundër Rusisë, pas samitit të tyre dypalësh në Paris.

Misioni kinez

Ndërkohë, pritet edhe rezultati i misionit diplomatik kinez, i cili do të ketë kontakte si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë. Nisi sot misioni i përfaqësuesit të posaçëm kinez Li Hui në Ukrainë dhe katër vende të tjera, për të kërkuar zgjidhjen e konfliktit. Ish-ambasadori në Moskë do të vizitojë edhe Rusinë, Poloninë, Francën e Gjermaninë. Udhëtimi "shpreh angazhimin e Kinës për të shpejtuar paqen dhe bisedimet", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin.

15 maj 2023, 14:20