Kërko

2023.05.29 Recita Rosario

Turqi. Imzot Bizzeti uron presidentin Erdogan: të mos punojë vetëm por në bashkëpunim me të gjitha forcat

Imzot Bizzeti, vikar apostolik i Anadollit e president i Caritas Turqisë, nuk është i befasuar nga fitorja e Presidentit Erdogan. "Është gjithsesi një fitore," thotë ai. “Shumë prisnin nga këto zgjedhje fundin e epokës së Erdoganit dhe përkundrazi nuk ishte kështu”. Ipeshkvi flet për sfidat me të cilat përballet qeveria turke, ndër të cilat edhe plagët e tërmetit. Uroj që Presidentit Erdogan të vazhdojë të rrisë një politikë bashkëpunimi me të gjitha forcat politike, sociale, fetare e kulturore

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvi imzot Paolo Bizzeti, vikar apostolik i Anadollit dhe president i Caritas Turqisë, duke folur për agjencinë e lajmeve SIR, nuk është i befasuar nga fitorja e Presidentit Erdogan. "Është gjithsesi një fitore," thotë ai. “Shumë prisnin nga këto zgjedhje fundin e epokës së Erdoganit dhe përkundrazi nuk ishte kështu”.

Ipeshkvi flet për sfidat me të cilat përballet qeveria turke, ndër të cilat fatkeqësisht ende dalin plagët e tërmetit. “I uroj Presidentit Erdogan që të vazhdojë të rrisë një politikë bashkëpunimi me të gjitha forcat politike, sociale, fetare dhe kulturore të pranishme në vend. Turqia është një vend i pasur me shumë burime dhe varietete që janë një pasuri për t'u vlerësuar dhe jo për t'u penalizuar".

Imzot Paolo Bizzeti, vikar apostolik i Anadollit dhe president i Caritas-it të Turqisë, sot paradite i ka shprehur urimet Rexhep Tajip Erdogan, i cili me 52% të votave do të jetë president i Turqisë për pesë vitet e ardhshme dhe për një mandat të tretë.

Në fakt, ishte një sfidë e paprecedentë elektorale. Sikur dihet, është hera e parë që kur Erdoğan është në pushtet që opozita kishte një shans reale për të mposhtur presidentin në largim. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara tashmë, Erdogan arriti fitoren me një avantazh prej pak më shumë se katër pikë përqindje ndaj kandidatit të vetëm të opozitës, laikut të qendrës së majtë Kemal Kılıçdaroğlu, i cili u ndal në 47.9% të votave.

30 maj 2023, 15:20