Kërko

FILE PHOTO: Aerial view shows destructions in the frontline town of Bakhmut FILE PHOTO: Aerial view shows destructions in the frontline town of Bakhmut

Ukraina dikton kushtet për dialog, ndërmjetësimi mbetet i vështirë

Kërkesa për bisedime me ndërmjetësimin e Kinës dhe Brazilit, nuk e kënaqin Kievin, që kërkon tërheqjen e trupave ruse nga të gjitha territoret e pushtuara

R.SH. / Vatikan

“Nuk mund të ketë bisedime me Moskën, përderisa trupat ruse janë në territorin tonë!”. Ky është qëndrimi i vendosur i qeverisë së Kievit përballë përpjekjeve ndërmjetësuese të orëve të fundit, nga aktorë të ndryshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Prej këndej, vetëm "kushtet në Ukrainë janë realiste" - shkruan këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak në Twitter, sot në mëngjes. Ndërsa kërkon njohjen e "sovranitetit të plotë të vendeve post-sovjetike”, ekstradimin e kriminelëve e të autorëve të luftës si dhe krijimin e zonës së çmilitarizimit (zona tampon) në territorin e Federatës Ruse.

Përpjekjet e Lulës

Dje, e premte, 26 maj, Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva pohoi  se Brazili, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, janë të gbatshëm të bisedojnë me të dyja palët: Rusinë dhe Ukrainën, për rrugët e paqes. I dërguari i qeverisë kineze për çështjet euroaziatike, Li Hui, u takua në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. “U bënë biseda konkrete për zgjidhjen politike të krizës ukrainase". Ndërkaq aleatët perëndimorë të Ukrainës po bëjnë gjithashtu thirrje për tërheqjen e trupave të Moskës nga territoret e pushtuara, si kusht për dialog. E sekretari i shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, kujtoi edhe një herë sot vështirësinë e ndërmjetësimit, por edhe nevojën për ta provuar përsëri e në çdo mënyrë.

Tensionet për armët atomike

Ndërkohë, mbetet i lartë tensioni ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit lidhur me transferimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi. Qeveria ruse e quan vendimin "të drejtë sovrane" pasi Presidenti i SHBA Biden foli për  reagim "jashtëzakonisht negativ". Më në fund, u fol rishtas për shpërthime në terren, në Berdyansk, qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhia-s.

27 maj 2023, 17:52