Kërko

Iranian woman walks in a street in Tehran Iranian woman walks in a street in Tehran

Teherani spiunon të krishterët e pakicat etnike. E ekzekuton me varje dy 'blasfemues'

Një raport i studiuesve të Lookout Threat Lab (Laboratori i Panoramës së Kërcënimeve në botë) vë në dukje përdorimin e gjerë të programeve të spiunimit për kompiuter dhe celularë në Iran, për të kontrolluar bisedat, lëvizjet dhe veprimtaritë e njerëzve, sidomos të atyre, që shprehen e protestojnë kundër regjimit vendor.

R.SH. / Vatikan

Shifrat për arrestime e burgosje tregojnë edhe se shtypja e popullsisë është forcuar, në veçanti, pas protestave për vrasjen e Mahsa Amini-t, vdekur në moshën 22 vjeçare vetëm sepse e kishte vendosur shaminë keq mbi krye, sipas policisë iraniane të moralit. Qindra njerëz janë në shënjestër, nënvizohet në raport, ku denoncohet nënvlerësimi i numrit të tyre. Më 8 maj, dy burra u ekzekutuan me varje në burgun e Arakut, për blasfemi.

12 maj 2023, 17:41