Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 21 - 28 maj

E diel 21 maj, Kisha katolike kremton të Dielën VII të Pashkëve, ciklit të Parë 'A' , në të cilën të diele Kisha kremton festën e Të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell. E kjo për motive baritore, aty ku solemniteti i të Shelbuemit nuk ka pasur mundësi ta kremtohet të enjten e kaluar, më 18 maj, kjo festë kremtohet këtë të diele.

R.SH. / Vatikan

E diel 21 maj, Kisha katolike kremton të Dielën VII të Pashkëve, ciklit të Parë 'A' , në të cilën të diele Kisha kremton festën e Të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell. E kjo për motive baritore, aty ku solemniteti i të Shelbuemit nuk ka pasur mundësi ta kremtohet të enjten e kaluar, më 18 maj, kjo festë kremtohet këtë të diele.

Solemniteti i të Shëlbuemit na kujton se Hyji është përherë me ne. Është pranë nesh në çdo moment të jetës sonë personale e komunitare. Të Ngjiturit e Jezu Krishtit në qiell nuk do të thotë lamtumirë e tij nga kjo botë, por është një mënyrë ndryshe e të qenurit të pranishëm (Ungjilli). Nuk është më i dukshëm për shqisat njerëzore, por për ato të fesë.

Gjithnjë më 21 maj, kalendari kishtar përkujton edhe shën Kristoforin Magalanes, meshtar e shokët e tij martirë në Meksikë dhe, Shën Eugjenin Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Zojës së Papërlyer. 

Po sot më 21 maj, bie Dita e 57-të Botёrore e Komunikimeve Shoqёrore 2023, e cila ka si temë në vitin 2023, "Të flasësh me zemёr: Sipas së Vërtetës me dashuri " (Ef 4,15).

Të hënën më 22 maj, kalendari kishtar përkujton shën Ritën nga Kasha, rregulltare agostiniane dhe Shën Julianën, virgjër e martire. Liturgjia e ditës na kujton se i krishteri është i thirrur të jetë dëshmitar i dashurisë së Krishtit. Për t’i qëndruar besnik kësaj thirrjeje, duhet të kërkojë dritë e forcë nga Shpirti Shenjt, që është dashuria e Birit dhe e Atit.

Të martën më 23 maj, kalendari përkujton shën Gjon Batistin de Rosi, meshtar romak. Liturgjia e ditës na kujton se Jezusi është gjithmonë me ne: na e ka premtuar ai vetë. Edhe pse nuk e shohim, Shpirti i Tij Shenjt e gjallëron fenë tonë, na forcon, na ndriçon e na ngushëllon. 

Të mërkurën më 24 maj, kalendari kishtar përkujton e kremton Zojën Ndihmëtare. Liturgjia e ditës na kujton se Shpirti Shenjt, Shpirt i vërtetësisë dhe i dashurisë, i prin Kishës në rrugën drejt Krishtit e Atit të tij qiellor. 

Të enjten më 25 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Gegën VII, papë, e Shën Bedën Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e Shën Maria Madalena de Paci, virgjër. Liturgjia e ditës na kujton se mbretëria e Zotit shtrihet në botën mbarë dhe u përket të gjithë njerëzve pa dallim e pa përjashtim.

Kisha katolike do të kremtojë një nga solemnitetet e mëdha të Krishtit: të Shëlbuemit, që rrezaton mbi gjithë universin dritën e Zotit të ngjitur në qiell e na kujton se shëlbimi u përket të gjithë popujve. 

Të premten më 26 maj, kalendari përkujton shën Filip Nerin, themelues i Kongregatës së Priftërinjve të Oratorit; shën Eleuterin papë e shën Simetrin, martir. Liturgjia e ditës na kujton këngën e Psalmistit: “Vetëm në Zotin pushon shpirti im”. E Jezusi na siguron: “Lum ata që vuajnë, sepse do të ngushëllohen”. 

Të shtunën më 27 maj, kalendari kishtar përkujton shën Augustinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit. Duke na kujtuar se Ati na do e na krijon mundësinë të nxjerrim prej tij hiret që i kërkojmë në emër të Krishtit, liturgjia e ditës na fton të bashkojmë zërin në himnin e lavdit që ia këndojnë Zotit mbarë popujt e tokës.

Të dielën e ardhshme më 28 maj, Kisha katolike do të Festën e Rrëshajëve.  Kremtimi i Rrëshajëve, 50 ditë pas festës së Pashkëve, kujton e kremton zbritjen e dikimin e Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull, së bashku me Marinë Virgjër. Kjo festë shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit, do të thotë dërgimin e Shpirtit Shenjt, për t’i ngushëlluar e ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Jezusi u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Po më 28 maj, kalendari kishtar përkujton edhe shën Gjermanin.

21 maj 2023, 09:50