Kërko

San Beda Venerabile San Beda Venerabile

Më 25 maj kalendari kishtar kujton Shën Bedën, meshtar murg e dijetar

Me veprat e tij, Shën Beda - i cili jetoi në verilindje të Anglisë ndërmjet dekadave të fundit të shekullit të shtatë e në fillim të shekullit tetë - kontribuoi në mënyrë efikase në ndërtimin e një Evrope të krishterë, në të cilën, popullsi e kultura të ndryshme janë gërshetuar mes tyre. Beda i Nderuar, Teolog, biblist, liturgjist, historian i Kishës është figurë poliedrike e mendjemprehtë e kohës së vet,asaj të mesjetës, është edhe një mjeshtër i jetës së krishterë

R.SH. - Vatikan

Me 25 maj, Kisha katolike kremton Shën Bedën që njihet me atributin “Venerabile” - “i Nderuar” - meshtar murg e dijetar i KishësTeolog, biblist, liturgjist, historian i Kishës, Beda i Nderuar është figurë poliedrike e mendjemprehtë e kohës së vet – asaj të mesjetës – kur studiuesi ushtronte në të njëjtën kohë e me mjeshtëri disa disiplina (shkenca). Por Beda është edhe një mjeshtër i jetës së krishterë e jashtëzakonisht aktual ende sot. Ai që nga viti 1300 bëri thirrje që vlerat e Ungjillit të përshkojnë institucionet dhe jetën shoqërore. Prej tij – që jetoi në verilindje të Anglisë ndërmjet dekadave të fundit të shekullit të shtatë e në fillim të shekullit tetë, kemi marrë mësime, të cilat janë kurdoherë e plotësisht të përshtatshme për nivele të ndryshme të jetës” së krishterë.

Murgu i shenjtë e mësuesi i madh i Mesjetës, Beda lindi në Monkton të Jarrow - në Angli rreth vitit 672-673, vdiq në Jarrow, më 25 maj të vitit 735. Është pajtor i studiuesve. Pak gjëra dihen për Bedën: nuk dihet kush ishin prindërit e tij e as data e saktë kur lindi. Dihet vetëm se ishte shtatë vjeç, kur iu besua Benediktinëve në kuvendin e Shën Pjetrit në Wearmouth, ku filloi mësimet e para, të cilat më pas i vijoi në kuvendin e Shën Palit në Jarrow, në kontenë e Durhamit, që të dyja qendra murgare, themeluar nga Shën Benedikti ipeshkëv, i pari që nisi të kujdesej për vogëlushin, që shpejt shprehu dëshirën të ndiqte rrugën e jetës rregulltare benediktine.

Dihet se kur u shugurua për meshtar, ishte tridhjetë vjeç. Pastaj jeta e Bedës zhytet në përsëri në heshtje. Ai nuk u bë as ipeshkëv e as abat: tërë jetën mësoi e dha mësim. Çlodhej vetëm kur lutej ose kur këndonte në korin e Kishës. 

Studioi Biblën e dha mësimin e Shkrimit të Shenjtë, Biblën, duke shfrytëzuar gjithë diturinë e Etërve të Kishës. Arriti të shpikë një metodë personale didaktike ndërdisiplinore, që e shpjegon Biblën duke y mbështetur edhe tek autorët e lashtësisë pagane, gjë që e realizoi përmes njohjes së thellë të greqishtes së lashtë si edhe të arritjeve shkencore të kohës. Kujtojmë këtu komentet e tij mbi libra të ndryshëm të Biblës dhe librin e uratëve “Libellus precum”.

Shkruante vazhdimisht e veprat e tij nisën të përhapën në të gjitha kuvendet apo manastiret murgare e Evropës, që ishin qendra kryesore të kulturës. Beda shkruante mbi argumente thella, të vështira e të rëndomta. Mjafton të kujtojmë libërthin “De ortografia”, ose “Liber de loquela per gestum digitorum”, i famshëm gjatë tërë Mesjetës, sepse mësonte për t’i bërë llogaritë me gishta. Beda iu kushtua studimeve astronomike për përcaktimin e datës së kremtimit të Pashkëve, duke arritur deri në vitin 1063. 

Murgjërve anglezë - murgu benediktin u dhuroi historinë e Kishës në Angli “Historia Ecclesiastica Gentis Anglorum”, ku ka një mori njoftimesh edhe nga jeta civile, qytetare, të cilat jo vetëm tregohen por edhe i nënshtrohen vështrimit kritik. Beda meritoi që më të gjallë titullin “i Nderuar”. E me këtë titull do të kujtohej përgjithmonë, edhe pasi më 1899 Papa Leoni XIII e shpalli shenjt e dijetar të Kishës duke quajtur “lumen” jo vetëm i Kishës në Angli por edhe i Kishës universale. Mbeti një nga komunikatorët më të mëdhenj të diturisë në Mesjetën e vonë. 

Dymbëdhjetë shekuj pas vdekjes, Koncili i Vatikanit II do ta shfrytëzonte mendimin e tij. Beda citohet në Kushtetutën dogmatike “Lumen Gentium” mbi Kishën dhe në dekretin “Ad Gentes” , mbi veprimtarinë misionare. Shenjti i madh dijetar vdiq në Jarrow, ku pat dhënë mësim për një kohë të gjatë, e këtu edhe u varros. Por më vonë mbreti Eduardi Rrëfyes (1002-1066) e barti trupin e Shën Bedës në Katedralen e Durhamit.

25 maj 2023, 09:24