Shën Anselmi i Aostës, teologu që “shpjegoi” enigmën e Zotit!
R.SH. / Vatikan
Shën Anselmi i Aostës, murg benediktin, teolog i njohur, kryeipeshkëv i Canterbury-t dhe doktor i Kishës, na mëson ta kërkojmë Zotin me intelektin e besimit. Me "argumentin e tij ontologjik" mbi ekzistencën e Zotit, ndikoi shumë në filozofinë e mëvonshme
Shën Anselmi teologu që “shpjegoi” enigmën e Zotit!
O Zot, ti je Zoti im!
Je Zoti im edhe pse kurrë nuk të pashë!
Ti më krijove e më rikrijove;
ti m’i dhurove të gjitha pasuritë
e unë ende nuk nuk të njoh.
Unë u krijova që të të shikoja Ty,
po nuk e bëra atë
për të cilën u krijova!
Po ti, o Zot, der kur do të na harrosh?
E deri kur Ti kokën do ta kthesh mënjanë?
Kur do të na shikosh
edhe do të të na dëgjosh?
Kur do të na i hapësh sytë,
të shohim fytyrën tënde?
Kur do të kthehesh përsëri tek ne?
O Zot, dëgjona, ndriçona, duku.
Kthehu mes nesh: vetëm me Ty ndjehemi mirë,
pa Ty, shumë keq…
Mëshirë për ne!
nuk vlejmë asgjë pa Ty.
Më mëso të të kërkoj
e kur të kërkoj, të më shikosh:
Po unë s’ mund të kërkoj
nëse nuk më mëson sesi,
e as të të shikoj, nëse ti nuk dukesh.
E di se mund të kërkoj duke të dëshiruar
E edhe se të dëshiroj, duke të kërkuar,
të të gjej Ty, veç duke të dashur,
e të të dua,
etshëm për Fytyrën tënde!