Kërko

Orban, 'është privilegj të presësh Papën në Hungari'

Orban: “vendi ynë ka të ardhme nëse mbetet në rrugën e krishterë”

R.SH. - Vatikan

"Është një privilegj të presësh Papën në Hungari. Siç pohon Ligji ynë Themelor, krishterimi ka fuqinë të ruajë kombin hungarez. Pa krishterimin, Hungaria nuk do të ekzistonte sot. Hungaria ka një të ardhme nëse mbetet në rrugën e krishterë, dhe sot rruga e krishterë është rruga e paqes”, shkruan kryeministri hungarez Viktor Orban në Twitter, duke postuar një foto së bashku Papën dhe Presidenten e Republikës së Hungarisë, Katalin Novak, në Budapest.

Orban, po luftojmë për ta mbajtur vendin në rrugën e krishterë

"Është një moment i mrekullueshëm që erdhët për të na vizituar. Ne ju jemi mirënjohës. Për ne është një rikonfirmim. Ne luftojmë për ta mbajtur Hungarinë në rrugën e krishterë, por kjo është një betejë shumë e vështirë për t'u arritur në këtë Evropë të tanishme", me “këtë luftë që thërret për paqe”. Kështu u shpreh kryeministri i Hungarisë Viktor Orban gjatë takimit me Papën Françeskun në Budapest. Ati i Shenjtë Bergoglio, posa mbërrini sot paradite në Budapest, pati një takim me Presidenten e Hungarisë Katalin Novak, më pas takoi me autoritetet e vendit, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik.

28 prill 2023, 21:34