Kërko

 "24 ore per il Signore" : Celebrazione della Riconciliazione "24 ore per il Signore" : Celebrazione della Riconciliazione

Më 22 prill kalendari kishtar kujton Shën Leonidën, martir

Shën Leonida, ati i Origjenit, mësues i retorikës, i letërsisë dhe Biblës, gjatё persekutimit tё krishterëve nё kohën e Septim Severit, u thirr para autoriteteve, e pranoi se ishte besimtar i krishterë, pёr kёtё iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte Origjeni

R.SH. - Vatikan

Më 22 prill kalendari kishtar përkujton Shën Leonidën, atin e Origjenit. Edikti i Septim Severit, siç thotë Klementi i Aleksandrisë, shkaktoi një persekutim të ashpër kundër të krishterëve duke e mbushur Egjiptin me martirë: ndër ta Euzebi përmend Leonidën të cilit iu pre koka në vitin 204, duke lënë jetimë shtatë fëmijë, më i madhe prej tyre ishte pikërisht Origjeni, që në atë kohë ishte 17 vjeçar.  

Me origjinë nga Greqia, Leonida qe mësues i retorikës në Aleksandri të Egjipitit e edukator e mësues i shkëlqyeshëm i shtatë fëmijëve, të cilëve mes tjerash u mësoi Shkrimet e Shenjta të Biblës e letërsinë. 

E gjatë persekutimit të të krishterëve, Leonida qe thirrur para autoriteteve, e ai pranoi pa iu dridhur zëri se ishte besimtar i krishterë. I vunë menjëherë prangat. Ndërsa ishte në burg, siç njofton Euzebi që ka ruajtur një fragment, Leonida mori një letër nga i biri 17 vjeçar, i cili e nxiste t’i qëndronte besnik Krishtit Zot, edhe nëse do t’i duhej të paguante me kokë dëshminë e fesë. E pak kohë më pas, Leonida me buzë në gaz, do ta shtrinte kokën nën tehun e shpatës, duke fituar kështu kurorën e lumnisë së amshuar.

22 prill 2023, 10:33