Kërko

 III Domenica di Quaresima (A) Vangelo - Gesù e la samaritana III Domenica di Quaresima (A) Vangelo - Gesù e la samaritana

Shenjtorët e javës 12 -19 mars

E diel 12 mars, Kisha katolike kremton të Dielën III të Krezhmëve, ciklit të parë ‘A‘ e gjithnjë. Në qendër të liturgjisë së Dielës së III të Kreshmëve nga shën Gjoni është uji, si vendndodhja ku bashkohen dhe takohen dy bashkëbisedues: njeriu dhe Hyji. Uji bëhet simboli, që përmbledh dhe shpreh kërkesën e njeriut dhe përgjigjen e Hyjit (Ungjilli i sotëm). Ekzistenca njerëzore është plot me aspirata të pafundme: etja për dashuri, kërkimi i të vërtetës, etja për drejtësi, liri, bashkim dhe paqe..

R.SH. - Vatikan

E diel 12 mars, Kisha katolike kremton të Dielën III të Krezhmëve, ciklit të parë ‘A‘ e gjithnjë më 12 mars, kalendari kishtar kujton edhe shën Maksimilianin, martir e shën Inoçencin I, papë.

Liturgjia e kësaj të diele dhe e dy të dielave të ardhshme e ndihmon të krishterin të përjetojë edhe një herë, me anë të misterit, etapat e mëdha nëpër të cilat kalonin katekumenët, për të zbuluar kërkesat e thella të kthimit kah Krishti, në shenjat e ujit, të dritës dhe të jetës. Në qendër të liturgjisë së Dielës së III të Kreshmëve nga shën Gjoni është uji, si vendndodhja ku bashkohen dhe takohen dy bashkëbisedues: njeriu dhe Hyji. Uji bëhet simboli, që përmbledh dhe shpreh kërkesën e njeriut dhe përgjigjen e Hyjit (Ungjilli i sotëm). Ekzistenca njerëzore është plot me aspirata të pafundme: etja për dashuri, kërkimi i të vërtetës, etja për drejtësi, liri, bashkim dhe paqe...

Të hënën më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinën, martire e shën Leonardin, ipeshkëv i Siviljes.

Po të hënën më 13 mars, bie 10-të vjetori i Zgjedhjes së Shenjtërisë së Tij Papës Françesku.

Të martën më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matildën, mbretëreshë; shën Paolninën; të lumin Plaçido Rikardin, murg i komunitetit të shën Palit jashtë mureve të Romës.

Të mërkurën më 15 mars, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë, papë; shën Luizën de Marillac, bashkëthemeluese të Bijave të Dashurisë e shën Klementin Hofbauer, meshtar redemtorist.

Të enjten më 16 mars, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin e Tazianin, martirë të Akuilesë

Të premten më 17 mars, kalendari kishtar përkujton shën Patrikun, ipeshkëv e apostull i Irlandës; shën Gjonin Sarkander, meshtar e martir.

Të shtunën më 18 mars, kalendari kishtar përkujton shën Cirilit, ipeshkëv i Jerusalemit e doktor i Kishës; shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës.

Të dielën e ardhshme më 19 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën IV të Krezhmëve, ciklit të parë ‘A‘, gjithnjë më 19 mars kalendari kujton edhe shën Gjonin, abat.

 

12 mars 2023, 09:55