Kërko

Universo, galassie,  astronomia, Universo, galassie, astronomia,  

Observatori i Vatikanit, në kërkim botësh të reja, me teleskop

Astronomët e Instituti Leibniz të Potsdamit për Astrofizikën dhe Observatori i Vatikanit bashkëpunuan për të kryer studimin spektroskopik të më shumë se një mijë yjeve të ndritshëm, që dyshohet se kanë ekzoplanetet e tyre.

R. SH. - Vatikan

Astronomët nga Instituti për Astrofizikën Leibniz në Potsdam (AIP) dhe Observatori i Vatikanit (Sp) bashkëpunuan për të kryer studimin spektroskopik të më shumë se 1000 yjeve të ndritshëm, që dyshohet se strehojnë ekzoplanetet e tyre. "Ekipi" - i cili përfshin astronomët e Observatorit, Atë Paul Gabor, Atë David Brown e Atë Chris Corbally, të gjithë jezuitë si dhe inxhinierin Michael Franz - tani paraqet vlerat e sakta të 54 parametrave spektroskopike për çdo yll, në të parin e një serie artikujsh në revistën Astronomy & Astrophysics dhe i bën publike të gjitha të dhënat për bashkësinë shkencore. "Ky numër i pashoq parametrash do të jetë themelor për interpretimin e dritës së yjeve dhe gjetjen e lidhjeve ndërmjet vetive të yjeve dhe planetëve të tyre të mundshëm" - shpjegon një deklaratë: "Yjet tregojnë histori, flasin për veten e, ndonjëherë, edhe për planetët e tyre të pazbuluar. Gjuha e tyre është e lehtë. Drita e yjeve “flet”! Zbulon shumë veti fizike të yjeve, si temperatura, presioni, lëvizja, përbërja kimike e shumë e shumë veçori të tjera, që njeriu i zakonshëm mundet vetëm t’i sodisë e të ëndërrojë! Studiuesit analizojnë dritën me një metodë të quajtur spektroskopia sasiore e absorbimit.

Për ta bërë këtë, teleskopët kapin dritën e yjeve dhe spektrografët e ndajnë atë sipas gjatësisë së valës në një spektër të ngjashëm me ylberin, i cili përfaqëson gjurmën e dritës “së gishtit” të yllit. "Kur astronomët i dinë saktësisht këto parametra, mund t'i përdorin për të testuar modelet teorike të yjeve" - thuhet në deklaratë. Por ndonjëherë zbulojnë edhe se “ylli ka  histori befasuese për astronomët”. Kjo është arsyeja që e shtyu “skuadrën” të kryejë një studim tepër të saktë të yjeve të mundshëm, që presin planetë. “Meqenëse yjet dhe planetët e tyre formohen së bashku, lindi pyetja nëse ekzistenca e disa elementeve kimike në një atmosferë yjore, ose raportet a begatia e izotopeve të tyre, janë tregues i një sistemi planetar,” shpjegon Prof. Klaus G. Strassmeier, autori kryesor, drejtor i AIP (L'Aeronautical Information Publication) dhe ndjekës kryesor i anketimit. Astronomët hamendësojnë se sasia e elementeve të ndryshme kimike brenda një ylli mund të tregojë praninë e planetëve tokësorë (botë shkëmbore si Toka ose Marsi), mund të sugjerojë moshën e planetëve të tillë dhe madje mund të japë të dhëna nëse ylli i ka "ngrënë" disa nga planetët e tij. Ky aspekt duhet të hetohet më tej dhe të dhënat e publikuara tani përbëjnë bazën për zbulime të reja! Sepse yjet flasin me gjuhën e dritës së tyre. Gjuhë që e marrin vesh vetëm astronomët!

22 mars 2023, 15:26