Ambasada e Kosovës në Romë shënon 15 vjetorin e Pavarësisë së Vendit
R.SH. / Vatikan
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizon Festën Kombëtare me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kujtojmë se 15 vjet më parë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur më 17 shkurt të vitit 2008, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Prishtinës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali e shënon këtë ngjarje historik sot, 1 mars, në ora 18.00 "nën tingujt e muzikës së Trios Shpat Deda, në Galeria del Cardinale Colonna, në Romë, për të festuar, kështu, 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që përkon edhe me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Italisë", thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Romë.
"Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. znj. Lendita Haxhitasim, do të pres figura të larta institucionale italiane, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Romë, përfaqësue të diasporës kosovare dhe asaj të hershme arbëreshe, si dhe shumë miq e dashamirës të tjerë të Kosovës në Itali.
Në këto 15 vite rrugëtim, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha të gjithanshme, ndërsa marrëdhëniet me Italinë janë forcuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë. Ky 15 vjetor i marrëdhënieve diplomatike, i gjenë të dy vendet të gatshme për të çuar bashkëpunimin ekonomik në nilevet më të lartë me përkushtimin tashmë të konfirmuar të një sërë aktivitetesh që do të hapin rrugën për intesifikimin e raporteve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve", thuhet akoma në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Romë.