Shenjtorët e javës 26 shkurt – 5 mars
R.SH. / Vatikan
E diel më 26 shkurt, Kisha katolike të Dielën e Parë të kohës së Krezhmëve, ciklit ‘A‘ që paraprijnë e përgatisin kremtimin e Pashkëve. E gjithnjë më 26 shkurt kalendari përkujton edhe shën Aleksandrin e Aleksandrisë e shën Fuastinianin, ipeshkëv.
Krezhmët, të porsafilluara, na thërrasin të radhitemi me Krishtin në luftën kundër të “Keqit”. Ta dëgjosh me fe e të mishërosh në vepra bamirësie Fjalën e Zotit dhe të angazhohesh me seriozitet në konvertimin e jetës personale: ja kushtet që lypen për të marrë pjesë në Pashkën e Jezu Krishtit. Kjo e Diele e Parë e kohës liturgjike të Krezhmëve, quhet ndryshe edhe e diela e tundimit. Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu, na përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë. Është një hyrje e përgjithshme në këtë kohë të Krezhmëve, e cila fillon nën shenjën e luftës së brendshme kundër të keqit e së keqes, që njeriu has gjatë shtegtimit tokësor në jetën e përditshme. Prandaj, duhet të lusim Zotin të rri me ne, në çastet e sprovës, për të ngadhënjyer me Të në ditën e Jetës.
Të hënën më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gabrielin e Zojës së Dhimshme, rregulltar pasionist.
Të martën më 28 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Romano-n, abat e shën Ilarin, papë.
Të mërkurën e ardhshme më 1 mars, kalendari kishtar përkujton shën Feliksin III, papër e shën Albinin, ipeshkëv.
Të enjten më 2 mars, kalendari kishtar përkujton shën Angjelën e Kryqit, virgjër; shën Troadin.
Të premten më 3 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kunegunden, gruan e shën Henrikut III, perandor.
Të shtunën më 4 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kazimirin, pajtorin qiellor të Lituanisë; të Lumin Umberto-n III nga Savoia.
Të dielën e ardhshme më 5 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën II të kohës së Krezhmëve, ciklit ‘A‘, e gjith një më 5 mars, kalendari përkujton edhe shën Luçianin I, papë; shën Adrianin, martir; shën Gjon Jozefin e Kryqin, meshtar françeskan.