Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 19-26 shkurt

E diel 19 shkurt Kisha kremton të Dielën VII gjatë vitit kishtar ‘A‘, e po më 19 shkurt kalendari kujton shën Konradin Kofalonieri, oshënar françeskan. Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu (Mt 5,38-48) na fton të reflektojmë mbi mësimin e ri, që u dha Krishti dishepujve të vet, duke e shndërruar ligjin “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, ligjin e hakmarrjes në ligjin e dashurisë e të mëshirës. “Duajini armiqtë e lutuni për ata që ju persekutojnë”. Vetëm kështu jeni bij të denjë të Zotit, thotë Jezusi

R.SH. - Vatikan

E diel 19 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën VII gjatë vitit kishtar ‘A‘, e gjithnjë më 19 shkurt kalendari kujton edhe shën Konradin Kofalonieri, oshënar françeskan.

Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu (Mt 5,38-48) na fton të reflektojmë mbi mësimin e ri, që u dha Krishti dishepujve të vet, duke e shndërruar ligjin “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, ligjin e hakmarrjes në ligjin e dashurisë e të mëshirës. “Duajini armiqtë e lutuni për ata që ju persekutojnë”. Vetëm kështu jeni bij të denjë të Zotit, thotë Jezusi.

Të hënën më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Shën Leonin nga Katania, ipeshkëv.

Të martën më 21 shkurt, kalendari përkujton shën Pier Damjanin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor i Kishës, rregulltar kamaldonez.

Të mërkurën që vjen më 22 shkurt, bie e Mërkura e Përhime, me të cilën Kisha katolike romake e fillon kohën liturgjike të Kreshmëve. Kjo kohë liturgjike e shpirtërore është një rast i ri dhe i volitshëm për përgatitjen tonë shpirtërore për kremtimin e Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të Mërkurën e Përhime nisin edhe meditimet e kohës së fortë kreshmore, kohë që na fton të bëjmë vepra bamirësie, të pendohemi, të agjërojmë e të kthehemi në rrugën e Hyjit, duke iu lutur me gjithë zemër Zotit për të na falur, me vetëdijen se të gjithë jemi mëkatarë. Nënvizojmë se për besimtarët e Mërkura e Përhime është ditë agjërimi e lutjeje.  

Të enjten më 23 shkurt, kalendari përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir.

Të premten më 24 shkurt, kalendari përkujton shën Evezin e Pjetrin, martirë; e shën Modestin.

Të shtunën më 25 shkurt, kalendari përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir; e shën Cezarin.

Të dielën e ardhshme më 26 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën I të kohës liturgjike të Krezhmëve ‘A‘, e gjithnjë më 26 shkurt kalendari përkujton edhe shën Aleksandrin e Aleksandrisë e shën Fuastinianin, ipeshkëv

19 shkurt 2023, 09:38