Kërko

2023.01.31 PREMIO ZAYED FRATELLANZA UMANA 2023 a la keniota “Mama Shamsa” e a sant‘Egidio 2023.01.31 PREMIO ZAYED FRATELLANZA UMANA 2023 a la keniota “Mama Shamsa” e a sant‘Egidio

Vëllazëria njerëzore, çmimi Zayed i shkon Shën Egjidit dhe kenianës "Mama Shamsa"

Sot u shpallën fituesit e edicionit të katërt të çmimit Zayed, i cili shpërblen kontributet e individëve dhe organizatave për përparimin e njerëzimit e për bashkëjetesën paqësore, si dhe kremton Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore, nënshkruar në Abu Dabi më 4 shkurt 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i madh i Al-Azharit. Sivjet çmimin e fituan Komuniteti i Shën Egjidit, me zyra në 73 vende, dhe paqebërësi kenian që i shpëton të rinjtë nga dhuna dhe krimi

R.SH. - Qyteti i Vatikanit

Bashkëfituesit e Çmimit Zayed 2023 për Vëllazërinë Njerëzore janë Komuniteti i Shën Egjidit dhe paqebërësja keniane "Mama Shamsa". Fituesit e çmimit Zayed u shpallën sot nga komisioni përzgjedhës dhe do të shpërblehen të shtunën më 4 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Vëllazërisë Njerëzore dhe në përvjetorin e katërt të nënshkrimit të Dokumentit historik në Abu Dhabi nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, që çmimi ka si qëllim ta kremtojë.

Çmimi Zayed, tani në edicionin e tij të katërt, thuhet në njoftimin për shtyp të komisionit, "zgjodhi dy bashkëfituesit për kontributin e tyre në ndërtimin e një bote më paqësore dhe më njerëzore përmes avancimit të vlerave të vëllazërisë njerëzore dhe shembullit frymëzues të promovimit të bashkëjetesës paqësore”. Çmimi Zayed, me qendër në Abu Dabi, është i pavarur dhe në kujtim të themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahayan.

Anëtarët e komisionit gjykues

Çmimi i këtij viti u nda nga një komision i pavarur gjykues, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë në promovimin e paqes dhe të të drejtave të njeriut, si Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Lartë për Aleancën e Qytetërimeve Miguel Ángel Moratinos; ish-zëvendëspresidenti i Kosta Rikës Epsy Campbell Barr; shoqata Pro Prolife dhe grupi i punës Campbell Barr; pro-prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Luis Antonio Tagle; Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2014 dhe aktivistja për të drejtat e fëmijëve Kailash Satyarthi; fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2015 e sipërmarrësi Ouided Bouchamaoui; dhe Sekretari i Përgjithshëm i Çmimit Zayed për Vëllazërinë Njerëzore dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Pleqve Mysliman, gjyqtari Mohamed Abdelsalam.

31 janar 2023, 17:49