Shenjtorët e javës 29 janar – 5 shkurt
R.SH. - Vatikan
E diel 29 janar, Kisha katolike e ritit romak kremton të Dielën e 4-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 29 janar, kalendari kishtar përkujton edhe shën Kostancin nga Perugja.
Të hënën më 30 janar, kalendari kishtar përkujton shën Martinën, martie; shën Jaçintën Marescotti, virgjër romake.
Të martën më 31 janar, kalendari kishtar kujton shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve.
Të mërkurën më 1 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Ludovikën, vejush romake; shën Brigjidën, abatësh në Irlandë;
Të enjten më 2 shkurt, Kisha kremton festën e ‘Paraqitjes së Zotit në tempull’, është festa e Krishtit “dritë e popujve” dhe e takimit të Mesisë me popullin e vet në Tempullin e Jerusalemit.
Të premten më 3 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastës e martir; shën Ansfarin (Oskarin), ipeshkëv i Hamburgut dhe Bremës, apostull i Skandinavisë.
Të shtunën më 4 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Eutikin, martin; shën Gilbertin; shën Jozefin nga Leonesa, meshtar kapuçin.
Të dielën e ardhshm më 5 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën 5-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 5 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Agen, virgjër e martire nga Katania.