Borrell: propozimi i BE-së për Serbinë-Kosovën ndihmon kapërcimin e krizës
R.SH. / Vatikan
“Ecja përpara sipas propozimit evropian” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës "do të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Është e vetmja mënyrë për të kapërcyer krizën në terren dhe për të zvogëluar rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm". Kështu deklaroi dje përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell. në përfundim të Këshillit të Punëve të Jashtme.
" Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza, të cilin palët duhet ta shqyrtojnë”, tha Borrell pa dhënë më shumë detaje, prandaj “presim angazhim serioz dhe vullnet për të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në ecurinë e propozimit”, shtoi Borrell. Gjatë takimit, shefi i diplomacisë evropiane i njoftoi ministrat e jashtëm për vizitën e 27-të në Serbi dhe Kosovën të premten e kaluar, nga i dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, gjatë të cilin u diskutua propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.