Kërko

UKRAINE-CRISIS/WINTER UKRAINE-CRISIS/WINTER

Biseda Biden Zelenski: SHBA mirëpresin hapjen drejt paqes

Alarmi ajror në Kiev dhe në rajone të ndryshme të Ukrainës, ku sulmet me raketa ruse nuk ndalen. Ndërkohë, e diela ishte një ditë kushtuar diplomacisë, në një bisedë telefonike presidenti ukrainas shprehu homologut të tij amerikan shenja të hapjes ndaj paqes

R.SH. - Vatikan

Alarmi ajror në Kiev dhe në rajone të ndryshme të Ukrainës, ku sulmet me raketa ruse nuk ndalen. Ndërkohë, e diela që kaloi qe një ditë kushtuar diplomacisë, në një bisedë telefonike presidenti ukrainas shprehu homologut të tij amerikan shenja të hapjes ndaj paqes.

Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndeti hapjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky "për një paqe të bazuar në parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara", njofton Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas telefonatës mes dy liderëve. Burimet në Kiev theksojnë mirënjohjen e shprehur për një paketë të re ndihme të miratuar nga SHBA.  Disa orë më parë, po këtë të diel pati bisedime telefonike edhe për Putinin, me të cilin foli presidenti turk Rexhep Erdogan duke shprehur shpresën për një zgjidhje të shpejtë të luftës.

12 dhjetor 2022, 17:36