Mirënjohje, Mbretit Abdullah II: “Toka e Shenjtë, faktor jetik”
R.SH. - Vatikan
Mbreti Abdullah II, në fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përshkroi në mënyrë “të vërtetë dhe të ndershme” gjendjen e bashkësive të krishtera në Jerusalem dhe në mbarë Tokën e Shenjtë. Patriarkët dhe krerët e kishave të Jeruzalemit i shprehin mirënjohjen Monarkun Hashemit, duke i rikujtuar edhe një herë titullin tradicional “Rojtar i vendeve të shenjta të krishtera dhe myslimane” në tokën e Jezusit. Krerët e Kishave shprehin vlerësimin e tyre për fjalët me të cilat Sovrani ripohoi angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e status quo-së historike dhe ligjore, që rregullon bashkëjetesën ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare në Jerusalem, përballë “rreziqeve” të reja që duket se minojnë viset historike të pranisë së krishterë në Qytetin e Shenjtë.
“Si roje të vendeve të shenjta myslimane dhe të krishtera të Jeruzalemit” pohoi Mbreti Abdullah II në fjalimin e mbajtur të martën, më 20 shtator, në Asamblenë e 77-të Vjetore të OKB-së “angazhohemi të mbrojmë status quo-në historike dhe ligjore, sigurinë e tyre dhe të ardhmen e tyre.… Dhe, si prijës mysliman - shtoi Monarku Hashemit - më lejoni të them qartë se angazhohemi për të mbrojtur të drejtat, trashëgiminë e çmuar dhe identitetin historik të popullit të krishterë të rajonit tonë si dhe të Tokës Shenjte”. Mbreti Abdullah e quajti krishterimin “faktor jetik për të kaluarën dhe të tashmen e rajonit dhe të Tokës së Shenjtë”, duke shtuar edhe se kontributi i krishterë ndaj identitetit të Tokës së Shenjtë “është e do të mbetet realitet i domosdoshëm i ardhmërisë sonë".
(Agjencia Fides )