Kërko

Mass memorial service for victims killed during an attack by gunmen, in Owo Mass memorial service for victims killed during an attack by gunmen, in Owo

Besimtarët ende në shënjestër në Nigeri. U sulmua një Kishë katolike dhe një baptiste

Të paktën tre të vdekur, disa të plagosur dhe rreth dyzet të rrëmbyer në Shtetin Kaduna

R.SH. – Vatikan

Dhuna godet sërish Kishat e krishtera në Nigeri. Një komando burrash të armatosur sulmuan dje brutalisht besimtarët e Kishës katolike të Shën Moisiut, në Robuh, në zonën e qeverisjes vendore të Kajuru, në Shtetin verior të Kadunës, duke shkaktuar të paktën tre të vdekur. Numri i të plagosurve nuk dihet, shumë prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital. Gjatё sulmit tё armatosur dyshohet se janë rrëmbyer disa persona, të paktën dyzet. Edhe Kisha Baptiste Maranatha ёshtё sulmuar. Lajmi bёhet  i ditur nga agjencia e lajmeve Fides.

Sulmi, sipas dëshmive të para, thuhet se ka ndodhur gjatë kremtimit të Meshës së mëngjesit. Sipas burimeve zyrtare, komandot e armatosura kanë mbërritur me motoçikletё dhe kanë hapur zjarr në disa fshatra të zonës.

Nuk është hera e parë që Robuh përfundon në shënjestër tё grupeve të armatosura: gjatё këtij viti ka ndodhur më 5 janar  dhe më 27 prill 2020. Për këtë arsye, shërbimet fetare tё së dielës qenё zhvendosur në orën 7:00 të mëngjesit, pёr t’u mundësuar pjesëmarrësve të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. Por, sulmuesit hynë në aksion edhe në atë kohë.

Vetëm më 5 qershor të kaluar, në fund të Meshës në ditën e Rrëshajëve, u sulmua Kisha katolike e Shёn Françeskut Xavier në Owo, në Shtetin Ondo, në Nigerinë jugperëndimore, duke shkaktuar rreth dyzet viktima.

Për më shumë se një dekadë, Vendi afrikan është përgjakur nga dhuna e anёtarёve tё Boko Haram-it, që godasin me sulme, bomba dhe rrëmbime, të mbёshtetur nga degëzime të ndryshme të ekstremizmit islamik. Nigeria jugperëndimore ёshtё e goditur edhe nga banda grabitqarësh dhe minohet në stabilitetin e saj nga pretendimet e lëvizjeve separatiste dhe nga ndeshjet midis barinjve nomadë e fermerëve me banim të përhershëm.

20 qershor 2022, 15:22