Kërko

Zoja, Nënë e Zotit Zoja, Nënë e Zotit

Njё mendim kushtuar Virgjrës Mari: dogmat mariane

Dogmat mariane, siç dihet, janë katër: Maria, Nёnё e Hyjit - Virgjëria e përhershme e Marisё – janё dy dogma antike e më vonë, pas gati pesëmbëdhjetë shekujsh debati e thellimi të misterit, edhe Zënia pa mëkat të rrjedhshëm dhe Ngjitja e Virgjrës Mari në Qiell

R.SH. - Vatikan

T’ia bëjmë vetes këtë pyetje në majin kushtuar Zojës së Bekuar  “Kush është Maria?” .  Mariaështë Nënë e Mësuese për të krishterët e të gjitha kohërave. E të kujtojmë edhe dogmat e Nënës së Krishtit e Nënës sonë.

Dogmat mariane, siç dihet, janë katër: Maria, Nёnё e Hyjit - Virgjëria e përhershme e Marisё – janё dy dogma antike e më vonë, pas gati pesëmbëdhjetë shekujsh debati e thellimi të misterit, edhe Zënia pa mëkat të rrjedhshëm dhe Ngjitja e Virgjrës Mari në Qiell.  Këto të vërteta u kodifikuan solemnisht si dogma, domethënë si të vërteta themelore e të padiskutueshme feje jo aq për devocionin ndaj Marisë, sa për mbrojtjen e  besimit në Krishtin!

16 maj 2022, 10:44