Kërko

Më 15 maj kalendari kishtar përkujton Shën Izidorin, bujk, laik

Gjatë ditës së punës Izidori ndalej për t'iu lutur Zotit, duke shkaktuar zemërimin e kolegëve dhe tё pronarit të tij. Por shenjtori punon më shumë se të tjerët dhe kur lutet, gjatë lërimit tё fushёs, në vend të tij punojnë engjëjt me parmendë dhe me qetë. Pasi fitoi besimin e tё zotit, Izidori sjell më shumë para në shtëpi dhe së bashku me gruan e tij Marinё ua ndan të gjitha të varfërve

R.SH. - Vatikan

Më 15 maj kalendari kishtar përkujton Shën Izidorin, bujk, laik. 

Izidori u lind në Madrid rreth vitit 1070 dhe u largua nga shtëpia shumë i ri, për të punuar si bujk. Falë punës së tij, fushat, që deri atëherë prodhonin pak, u bënë shumë pjellore. Merrte pjesë në Meshë çdo ditë dhe i kushtonte aq shumë kohë lutjes, saqë disa nga bashkëpunëtorët e paditën se i hiqte kohën punës.

Kur Madridin e pushtuan Almoravidët, u zhvendos në Torrelaguna, ku u martua me një grua me emrin Mari. Familja e Izidorit dhe e Marisë ishte strehë e sigurt për të varfrit. Asnjë i varfër nuk u largua nga shtëpia e tij pa një lëmoshë. Vdiq më 15 maj 1130 dhe trupi i tij ruhet në Kishën e Shën Andreut në Madrid.

 

 

15 maj 2022, 13:24