Kërko

vetrate Chiesa vetrate Chiesa

Shenjtorёt e javёs 20-27 mars

E diel 20 mars, Kisha kremton të Dielën e tretë të Kreshmëve, gjithnjё mё 20 mars, kalendari kujton shën Gjon Nepomuçenin e shën Klaudien. Në fragmentin e Ungjillit tё Dielёs sё Tretё, të liturgjisë krezhmore, Jezusi komenton dy fakte tragjike të kronikës: ekzekutimin e disa krimenelëve dhe shembjen e një kulle, për t’u shpjeguar, më pas, dishepujve domethënien e pendesës, që të shpëton nga një lloj tjetër vdekjeje, nga vdekja e shpirtit.

R.SH. - Vatikan

E diel  20 mars, Kisha kremton të Dielën e tretë të kohёs sё Kreshmëve, gjithnjё mё 20 mars, kalendari kishtar pёrkujton edhe  shën Gjon Nepomuçenin dhe shën Klaudien.

Nё Ungjillin e kёsaj sё diele ngaLuka (Lk 13, 1-19) Jezusi  merr shkas nga dy fakte të kronikës për të folur për urgjencën e këtij konvertimi. Fatkeqësitë që shohim përreth nesh nuk janë shenjë e ndëshkimit të Hyjit, sipas opinionit edhe të ditëve tona. Njerëzit e goditur nga vdekja apo nga fatkeqësia nuk janë mëkatarë më të mëdhenj se të tjerët, thotë Jezusi.

Të hënë më 21 mars, kalendari kishtar përkujton shën Nikollën nga Flye, Pajtor qiellor i Zvicër. Liturgjia e ditёs na kujton se Zoti na do deri në atë pikë, sa të na dhurojë të Birin e vetëm, duke pranuar vdekjen e tij në kryq për të na çliruar ne nga vdekja e amshuar.

Të martën mё 22 mars, kalendari kishtar përkujton shën Lean, vejushë romake dhe shën Palin, ipeshkëv i Narbonës. Liturgjia e ditёs na kujton se të kesh fe, do të thotë t’i besosh Zotit e të lëshohesh plotësisht në dorë të tij, edhe në çastet e rënda të provës, ashtu si bëri Moisiu. Duhet ta dimë mirë se e keqja nuk na vjen kurrë nga Zoti, madje ai na rri gjithnjë pranë e nuk na braktis kurrë.

Të mërkurën më 23 mars, kalendari kishtar përkujton shën Turibin e Mogrovejos, ipeshkëv i Limës e shën Rebeken. Liturgjia e ditёs na kujton se në këtë shtegtim krezhmor duhet të ndalohemi dhe një herë e të meditojmë mbi Jezusin e mbi veprat që kreu, për t’i besuar kështu me gjithë zemër e për t’i lartuar lutjen: “Dëgjoje, o Zot, britmën e njeriut të varfër, që të lutet!”.

Të enjten më 24 mars, kalendari kishtar përkujton shën Katerinën e Suedisë, virgjër, tё bijёn e shën Brigjidës. Liturgjia e ditёs na kujton se të ndjekësh Krishtin nuk është aspak punë e lehtë: mund të shkaktojë vuajtje të padurueshme, si ato të Jeremisë profet, të cilat na i kujton liturgjia e festës.

Të premten më 25 mars, Kisha katolike do të kremtojë Lajmërimin e Zotit. Solemniteti na kujton përgjigjen që i dha Virgjëra Mari Kryeengjëllit Gabriel: “Qe shërbëtorja e Tënzot, u bëftë mbi mua si është fjala jote”. Edhe sot, si atëherë, Zoti nuk e detyron askënd të ndjekë rrugën e Tij. Zoti na fton, nuk na detyron. Na përket ne t’i japim atë përgjigje që i dha Maria.

Gjithnjë më 25 mars, kalendari përkujton shën Kuirinin martir e shën Luçia Filipinin, virgjër, themeluese e mësueseve të përshpirtshme Filipini, prej vitesh me mision në Shqipëri, sidomos në Berat.  Liturgjia e ditёs na kujton se edhe ne nganjëherë ndjehemi të lodhur e të shkurajuar, si populli hebraik në shktetëtirë, sepse kemi pak besim në shpëtimin që vjen nga Zoti në Jezu Krishtin

Të shtunën më 26 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kastullin, martir. Në liturgjianë e ditёs jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.

Të dielën e ardhshme mё 26 mars, Kisha do të kremtojë të dielën e katërt tё kohёs liturgjike tё Kreshmёve, e gjithnjё mё 27 mars, kalendari pёrkujton Shën Rupertin, ipeshkëv i Salcburgut. Liturgjia e ditёs na kujton se edhe ne nganjëherë ndjehemi të lodhur e të shkurajuar, si populli hebraik në shktetëtirë, sepse kemi pak besim në shpëtimin që vjen nga Zoti në Jezu Krishtin.

20 mars 2022, 09:29