Kërko

Pesaro, Italia: Santi Sette Fondatori dell'Ordine dei Servi di Maria Pesaro, Italia: Santi Sette Fondatori dell'Ordine dei Servi di Maria

Më 17 shkurt kalendari kujton 7 shenjtorët themelues të Shërbëtorëve të Lumes Virgjërës Mari

Më 1888 Papa Leoni XIII shpalli shenjtër 7 etërit e parë të Urdhërit të Shërbëtorëve të së Lumes Virgjërës Mari, që janë varrosur në një varr të përbashkët në Malin Senario, aty ku patën jetuar së bashku

R.SH.  - Vatikan

Më 17 shkurt kalendari i Kishës katolike kremton Shtatë Themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të së Lumes Virgjërës Mari.

Themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Marisë ishin shtatë tregtarë fiorentinë "të dashuruar nё Zojёn e Bekuar – Virgjrën Mari ", të cilëve ai u shfaq me fustan të zi duke u paraqitur si Mater Dolorosa – Zoja e Dhimbshme. Rreth vitit 1230 ata vendosën të largoheshin e t’i linin nga shtëpitë e tyre, t'ua shpërndanin tё mirat e tyre të varfërve dhe të vishnin një mantel "gri", veshje e zakonshme e të penduarve e pendestarëve, sipas modelit të Virgjërës Mar, duke jetuar sё bashku, nё komunitet, si apostujt.

Kështu, në Firencën e shekullit XIII, të pasur me kulturë e me para, udhëkryq idesh e luftërash ndërmjet guelfëve e bigelinëve, nuk munguan burra e gra që praktikonin jetën ungjillore. Rreth vitit 1233, kur Firence tronditej nga luftërat vëllavrasëse, shtatë tregtarë fiorentinë, anëtarë të një shoqërie ku bënin pjesë besimtarë të devotshëm të Virgjërës Mari, u tërhoqën në Malin Senario, pranë qytetit të tyre, duke iu përgjegjur thirrjes së Zotit për t’ia kushtuar plotësisht jetën. Braktisën shtëpitë e nisën të jetonin në lutje e pendesë, sipas modelit të Virgjërës Mari. Të gjitha pasuritë që kishin, ua ndanë të varfërve. Ndërtuan një shtëpizë e një orator kushtuar Zojës së Bekuar. 

Nga kjo thirrje nisi lulëzimi i urdhrit të Shërbëtorëve të Marisë. 

Njëri nga të shtatët, Aleks Falkonieri, vdiq më 1310, por të tjerët vijuan veprën e tij. Kalonin një jetë të vështirë e vetmitare. Megjithatë nuk u largoheshin njerëzve që, të shtyrë nga ankthi e nga dyshimi, kërkonin prej tyre një fjalë ngushëlluese. Fama e shenjtërisë së maristëve u përhap aq shumë, sa me qindra vetë kërkonin të bashkoheshin me ta. Prandaj vendosën të themelonin një urdhër, kushtuar Virgjërës Mari, pasi e kishin quajtur veten shërbëtorë të Nënës së Krishtit. Përshtatën Rregullën e Shën Agostinit.

Më 1888 Papa Leoni XIII shpalli shenjtër 7 etërit e parë të Urdhërit të Shërbëtorëve të së Lumes Virgjërës Mari, që janë varrosur në një varr të përbashkët në Malin Senario, aty ku patën jetuar së bashku. Mbi rrasën e këtij varri të thjeshtë, si jeta e tyre, lexojmë shtatë emra: Shën Bonfiglio, Shën Bonagiunta, Shën Maneti, Shën Amadi, Shën Sostenjo, Shën Uguçione, Shën Aleksi – që në shqip tingëllojnë pak a shumë: Birmiri, Bashkimiri; Dorarti, Ndihmëtari, Barabarti....Maristët tashmë janë me mision edhe në Shqipëri e pikërisht në Vlorë.

17 shkurt 2022, 10:55