Kërko

2020.01.02 Celebrazione nazionale di Natale a Bogor, Jakarta 2020.01.02 Celebrazione nazionale di Natale a Bogor, Jakarta

Papua Perëndimore: 194 udhëheqës të krishterë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës

Këshilli i Kishave sё Indonezisë ka hartuar një dokument në të cilin i kërkon Xhakartës që të mbajë bisedime paqeje midis qeverisë dhe popullit indigjen. Priftërinjtë e bënë të qartë se ata flasin për harmoni të përgjithshme, jo në favor të një grupi të vetëm. Këshilli i Kishave i bën thirrje qeverisë indoneziane t'i japë fund dhunës në lokalitetet Nduga, Intan Jaya, Puncak, Kiwirok dhe Maybrat.

R.SH. - Vatikan

Këshilli i Kishave sё Indonezisë ka hartuar një dokument në të cilin i kërkon Xhakartës që të mbajë bisedime paqeje midis qeverisë dhe popullit indigjen. Priftërinjtë e bënë të qartë se ata flasin për harmoni të përgjithshme, jo në favor të një grupi të vetëm. Pastori Alberto John Bunai: “Kisha duhet të jetë bartëse e paqes dhe mbështetëse e drejtësisë”.

Mbi 190 liderë të krishterë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake kundër popullit indigjen të Papua-s Perëndimore dhe për mundësinë e mbajtjes së bisedimeve të paqes. Këshilli lokal i Kishave ka hartuar një dokument që i bën thirrje qeverisë indoneziane t'i japë fund dhunës në lokalitetet Nduga, Intan Jaya, Puncak, Kiwirok dhe Maybrat, njofton agjencia e lajmeve Asianews. 

29 nëntor 2021, 14:00