Kërko

 Incontro tra il Papa e il Grande imam Al-Tayyeb in cui è stato donato a Francesco il libro scritto dal giudice Abdulsalam (2021.10.04) Incontro tra il Papa e il Grande imam Al-Tayyeb in cui è stato donato a Francesco il libro scritto dal giudice Abdulsalam (2021.10.04)

Kujdesi për botën dhe fetë: impenjimi i Ditës së dialogut kristiano-islamik

Dita XX e Dialogut kristiano-islamik qё bie sot, në përvjetorin e takimit të Asizit të vitit 1986, shikon ndaj mjedisit me temёn "Kujdesi për botën më shqetëson mua". Historia na flet për takime të mëdha mes dy feve. Rruga është e shënuar nga paqja dhe vëllazërimi.

R.SH. - Vatikan

Të krishterët dhe myslimanët kremtojnë së bashku Ditën kushtuar dialogut, të drejtave dhe paqes. Ishte përgjigja e një grupi fetarësh dhe intelektualësh italianë ndaj vizionit të konfliktit mes qytetërimeve që filloi të hapej pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Dita e Dialogut kristiano-islam, që vendoset në vazhdën e dy dokumenteve të rëndësishme, deklarata konciliare "Nostra Aetate" dhe "Charta oecumenica", ka lindur pas sulmit kundër Kullave Binjake, për të riafirmuar angazhimin e të krishterëve e tё myslimanëve për të mos e ndërprerë rrugëtimin e mundimshëm të dialogut, dhe të kremtohet çdo 27 tetor, nё përkujtimin e takimit të feve për paqe, kërkuar nga Papa Shën Gjon Pali II në Asizi, në vitin 1986.

E nisur më 2001, pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, Dita dialogut kristiano-islamik, me kalimin e kohës, e ka bërë gjithnjë më të ndjeshme nevojën e dialogut të thelluar, që synon  ta davaritë frikën dhe t’i zhdukë ndjenjat ksenofobe, duke e parandaluar dhunën e radikalizmin.

E njëzet vjet më vonë, rruga e përshkuar nga dy fetë i shpërblen ata që e deshën dhe besuan në këtë ditë. Është një udhëtim i përbashkët qё i kushtohet  dialogut vёllazёror, të drejtave dhe paqes, e sivjet tema e Ditës sё Dialogut kristiano-islamik është "Kujdesi për botën më shqetëson mua". Një shenjë kjo e mëtejshme e përgjegjësisë së feve, në këtë rast të Krishterimit dhe Islamit, ndaj krijimit, pra e detyrës së tyre ndaj natyrës, si krijim i Zotit dhe, si rrjedhim, si diçka që na është dhënë nё shërbim tonë. Në të njëjtën kohë, krishterimi e islami e shohin krijimin si diçka që është i destinuar të lulëzojë në qiell e tokё të re dhe, së fundi, që ne duhet ta bashkёndajmë këtë botë tonën në frytet e saj, premtimet e saj, pasuritë e saj, solidaritetin dhe drejtësinë. Prandaj, është tejet i rëdësishëm angazhimi i të gjitha feve, në veçanti i traditës, në këtë rast, të krishterë dhe islame.

27 tetor 2021, 16:47