Kërko

2020.05.19. Tavola memoriale di Giovanni Paolo II in chiesa a San Pietroburgo (Russia) 2020.05.19. Tavola memoriale di Giovanni Paolo II in chiesa a San Pietroburgo (Russia)

Federata ruse: në Togliattigrad shugurohet Kisha e parë kushtuar Shën Gjon Palit II

Shugurohet në Togliattigrad, federaten Ruse, Kisha e parë kushtuar Shën Gjon Palit II. Kryeipeshkvi imzot Pickel (Saratov) besimtarëve, "tani jeni në fillim të udhëtimit për t'u dhënë jetë këtyre gurëve".

R.SH. - Vatikan

Kisha e parë kushtuar Shën Gjon Palit II në Rusi u shenjtërua më 24 tetorin e kaluar  në Togliattigrad. Kremtimi i festës u kryesua nga imzot Clemens Pickel, ipeshkёv i Saratovit, dioqezës së cilës i përket qyteti Togliattigrad me mbi 700 mijë banorë. Priftërinjtë, motrat rregulltare dhe laikët nga e gjithë dioqeza erdhën për të marrë pjesё nё festën dhe gëzimin me katolikëve tё Togliattigrad, disa duke udhëtuar deri në shtatë orë për t'u bashkuar me kremtimin, thuhet në disa njoftime.

Që nga viti 1998 kishte vetëm një Kishëz për katolikët në Togliattigrad:  "Nuk kishte kurrë hapësirë ​​të mjaftueshme për besimtarët atje. Uroj që edhe këtu të mos ketë hapësirë ​​të mjaftueshme për të gjithë njerëzit që e  kërkojnë Zotin”, tha ipeshkvi imzot Pickel në përfundim të kremtimit të gjatë të shugurimit tё Tempullit tё Zotit. U deshën nëntë vjet për të ndërtuar kishën e re. “Tani që keni Kishën, jeni në fillimin e një rrugёtimi të ri për t’u dhënë jetë këtyre gurëve”, shtoi ai, duke i ftuar besimtarët t’i luten Zotit “për ata që janë vetëm në etapat e para të udhës sё jetёs sё krishterë qё ta gjejnë Kishës në dioqezën tonë”.

Ipeshkvi iu referua veçanërisht dy Kishave të reja që shpresohet të ndërtohen në vitet e ardhshme, nga të cilat “njëra në Ulianov, qyteti ku ka lindur Lenini”, theksoi ipeshkvi. Kapela e përkohshme, e cila iu dhuruar nga katolikët gjermanë, u çmontua dhe materiali u përdor në ndërtimin e Kishës aktuale.

26 tetor 2021, 14:47