Kërko

Maria Ressa e Dmitry Muratov Maria Ressa e Dmitry Muratov

Çmimi Nobel për Paqen gazetarëve Maria Ressa e Dmitry Muratov

Mbrojtës të lirisë së informacionit, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov u zgjodhën për “përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, kusht paraprak për demokracinë”

R.SH. - Vatikan

Maria Ressa dhe Dmitry Muratov fitojnë Çmimin Nobel për Paqe të këtij viti, dhënë nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, në Oslo të Norvegjisë.

Ishte presidenti i Komisionit, Berit Reiss-Andersen ai, që njoftoi se ndërmjet 329 kandidatëve, të cilët u konsideruan të denjë të konkurrojnë për këtë çmim prestigjioz, u zgjodhën dy gazetarë, dy mbrojtës të lirisë së informacionit. Për “betejën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi”: ky motivacioni, siç pohoi presidenti Reiss-Andersen, duke theksuar se liria e shprehjes është “kusht paraprak për demokracinë”.

Dy fitimtarët përfaqësojnë “të gjithë gazetarët, që luftojnë për këtë ideal, në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme”, shtoi ai.

Çmimi Nobel për Paqen u dha për herë të parë në vitin 1901 dhe, ndryshe nga çmimet e tjera Nobel, u dorëzohet fitimtarëve në Norvegji e jo në Suedi.

08 tetor 2021, 15:42