Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra

Imzot Massafra uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Massafra mesazh urimi komunitetit myslimanë të Shqipërisë (Myftinisë së Shkodrës) me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kurbani i vërtetë, si flijimi i Abrahamit është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njerëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit dhe solidariteti ndaj më nevojtarit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe.

R.SH. - Vatikan

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra i ka dërguar një mesazh urimi komunitetit myslimanë të Shqipërisë (Myftinisë së Shkodrës) me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e dërguar thuhet se në emër të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës ju uroj çdo të mirë për festën e “ID AL-ADHA”, domethënë Kurban Bajramit.

Mesazhi i plotë:

Vëllezër dhe motra Myslimane, Myftinia-Shkodër

Në emër të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës Ju uroj çdo të mirë për festën e “ID AL-ADHA”, domethënë Kurban-Bajramit.

Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte I gatshëm për të flijuar djalin e tij. Por Hyji e shpërbleu duke zëvendësuar djalin me një qengj.

Kurbani i vërtetë, si flijimi i Abrahamit është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njerëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit si dhe solidariteti ndaj më nevojtarit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe.

Duke ju lutur Zotin për juve, ju uroj PËR SHUMË VJET KURBAN BAJRAMIN.

(nga K.I.SH. Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë)

20 korrik 2021, 13:10