Ambasada Shqipërisë: Papa Klementi XI dhe marrёdhёniet midis Vatikanit e Shqipёrisё

Me rastin e 30-vjetorit tё rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndёrmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë si dhe 300 vjetorit të vdekjes së Klementit XVI, me origjinë shqiptare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me nismën e Kreut të Misionit znj. Dodaj, organizon më datë 12 korrik 2021, njё konferencën me titull: “ROLI I PAPA KLEMENTIT XI PËR RIZGJIMIN E IDENTITETIT SHQIPTAR DHE NË KULTURËN ITALIANE TË KOHËS”, që do të mbahet pranё Senatit të Republikës italiane.

R.SH. - Vatikan

Me rastin e 30-vjetorit tё rivendosjes së  marrëdhënieve diplomatike ndёrmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë si dhe 300 vjetorit të vdekjes së Papës Klementit XVI, me origjinë shqiptare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me nismën e Kreut të Misionit znj. Majlinda Dodaj, organizon, më datë 12 korrik 2021 ora 16:00, konferencën me titull: “ROLI I PAPA KLEMENTIT XI PËR RIZGJIMIN E IDENTITETIT SHQIPTAR DHE NË KULTURËN ITALIANE TË KOHËS”, e cila do të mbahet në Sallën Zuccari pranё Senatit të Republikës italiane.  

Konferenca do të inagurohet nga Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, Hirësia e Tij Kardinal Gianfranco Ravasi. Gjithashtu fjalë përshëndetëse do të ketë edhe nga Presidentja e Senatit të Republikës Italiane, Maria Elisabetta Alberti Casellati.  Do të marrin pjesë studiues të njohur shqiptarë, arbëresh si dhe italianë:  Profesor Francesco Altimari -Universiteti i Kalabrisë, i cili do të sjellë studimin e tij me titull “Papa Albani për Rilindjen Kulturore Shqiptare dhe Arbereshe”; Gëzim Gurga nga Universiteti i Palermos “Mësimi i Gjuhës Shqipe nën Pontifikatin e Papa Albanit”; Carla De Bellis – Universiteti “La Sapienza” Romë  “Klementi XI dhe Akademitë Romake. Arti i Propagandës”; Matteo Mandala – Universiteti i Palermos “ Papa Albani dhe Proçesi i Ndërtimit  të Identitetit midis Arbereshëve”.

Në përfundim piktori arbëresh Franco Azzinari do të prezantojë pikturën unike kushtuar Papes Françeskut dhe takimit të tij imagjinar me Papa Klementin XI. Dy Papë që kanë pasur dhe kanë një dashuri e përkushtim ndaj popullit shqiptar e arbëresh dhe traditave mijëvjeçare të marrëdhënieve me popullin shqiptar.  

Kreu i Misionit Majlinda Dodaj pohon se ky është aktiviteti i parë që i paraprin aktiviteteve të tjera të cilat Ambasada e Shqipёrisё pranё Selisё sё Shenjtё ka në rpogram përgjatë vitit 2021, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Seli e Shenjtë -Shqipëri. Këto manifestime  - vijon ajo - hapen pikërisht me Papën Klementi XI i cili udhëhoqi Kishën Katolike për 21 vjet, për të risjellë në vëmendje lidhjet e lashta midis Vatikanit e Shqipërisë, interesimin e Klementit XI për popullin shqiptar e Shqipërinë e pushtuar nga turqit, përpjekjet e tij për ruajtjen e identitetit, gjuhës shqipe dhe fesë katolike, por edhe për kontributin e tij në fushën e kulturës dhe të artit në përgjithësi të kohës.

Kujtohet kështu, 30-vjetori i marrëdhënieve Seli Apostolike-Shqipëri, rilidhur më 7 shtator 1991, në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë - e më pas, edhe në rang ambasade, për Republikën e Shqipërisë. 30-vjet më parë, pra. Vjet që nisën më 22 tetor 1991, kur u emërua Nunci i parë Apostolik, ipeshkvi indian, më pas kardinal, Ivan Dias, i cili ia pati paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Republikës, asokohe Sali Berisha, më 18 dhjetor 1991. Më pas emërohej edhe Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë Apostolike, Profesor Willy Kamsi, i cili ia pati paraqitur Letrat kredenciale Papës Gjon Pali II, më 22 prill 1993, pak para se Ati i Shenjtë të shtegtonte për në Shqipëri.

Lidhja ndërmjet Selisë Apostolike dhe Republikës së Shqipërisë u pasua nga dy vizita papnore: e Gjon Palit II (25 prill 1993) dhe e Françeskut (21 shtator 2014) që, duke vizituar trojet shqiptare, nderuan martirizimin e popullit dhe të Kishës në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste! Pa harruar se pas shenjtërimit të Nënë Terezës, më 5 nëntorin 2016 u shpallen te Lumë, gjithnjë me miratimin e Selisë së Shenjtë, 38 bij të Kishës katolike, që shkrinë jetën në dhe për trojet shqiptare, duke dëshmuan vlerat shpirtërore e atdhetare, shoqërore e kulturore. 

10 korrik 2021, 16:58