NETHERLANDS-UN-JUSTICE-TRIAL-SERBIA-BOSNIA-CROATIA-WARCRIMES NETHERLANDS-UN-JUSTICE-TRIAL-SERBIA-BOSNIA-CROATIA-WARCRIMES

Gjykata e Hagës dënon për krime lufte dy zyrtarë të Millosheviçit

Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç, tё dy ish zyrtarë të lartë të sigurisë së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë me 12 vjet burg secili, për krime lufte të kryera në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë ndёrmjet viteve 1991 e 1995.

R.SH. - Vatikan

Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç, tё dy ish zyrtarë të lartë të sigurisë së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë me 12 vjet burg secili, për krime lufte të kryera në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë ndёrmjet viteve 1991 e 1995. Kjo është përsëritja e gjykimit të shkallës së parë të gjyqit, i cili, më 2013, i pati liruar të dy për shkak të provave të pamjaftueshme. Gjykim i apelit  sot ka ndryshuar vendimin. Prokuroria pati kërkuar dënim të përjetshëm për zyrtarët e lartë të sigurisë së regjimit të Millosheviçit.

01 korrik 2021, 18:14