Olimpiada e Tokios Olimpiada e Tokios 

Coronavirus: Olimpiada e Tokios, pa publik

Arrin në 4 milion numri i të vdekurve në botë. Dridhet Afrika. Pfizer kërkon autorizimin për një dozë të tretë më efikase

R. SH. - Vatikan

E shqetëson shumë mbarë botën, rritja e numrit të infektimeve nga Covid-19, pasojë e avancimit të variantit Delta, me një numër të vdekurish  në botë që, nga fillimi i pandemisë, ka arritur në katër milionë vetë. Shqetësimi më i madh vjen nga Afrika që, sipas fjalëve të drejtoreshës së Oms për viset afrikane. Matshidiso Moeti “jetoi javën më të tmerrshme në histori, në këndvështrimin pandemik”.

E vaksinuar, vetëm 1% e popullsisë afrikane

Vala e tretë ka ardhur tashmë e po shtrihet - shton - 250 mijë vetë janë rastet e regjistruara vetëm javën e kaluar, 20% më shumë në krahasim me javën e mëparshme, me variantin delta, tashmë i pranishëm në 15 vende. Vetëm 1’1,9% e popullsisë afrikane e ka plotësuar ciklin vaksinal, ndërsa ditët e ardhshme priten 20 milion doza vaksinash.

Olimpiada e Tokios, pa publik

Vatra të reja, pastaj, lindin në Australi, në Korenë e Jugut e posaçërisht në Japoni, ku qeveria  njoftoi se Olimpiada e Tokios, tashmë e shtyrë prej një viti, do të zhvillohet me porta të mbyllura, pa publik. Hyn në fuqi deri më 22 gusht edhe gjendja e emergjencës. Në kryeqytet verifikohet gati gjysma  e dymijë infektimeve të reja me variantin delta.

Pfizer kërkon autorizim për dozën e tretë

Frika e infektimit rëndon fort edhe mbi tregjet, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dispozicion 650 miliardë dollarë, për përballimin e nevojave globale të rezervave të valutës. Ndërkaq Pfizer/Biontech njofton se do të kërkojë autorizimin e autoriteteve,  për  një vaksinë të tretë, që do të shtonete efikasitetin e antikorpeve nga pesë - në dhjetë herë.

10 korrik 2021, 16:23