Sant'Enrico II, Incoronazione, 1002-1014 ca. Sant'Enrico II, Incoronazione, 1002-1014 ca.

Më 13 korrik kalendari kujton shën Henrikun II

Nëse Henriku II hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo është meritë edhe e bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas së jashtëzakonshme me shpirt tejet delikat. U kurorëzua perandor në bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, më 14 shkurt të vitit 1014 nga papa Benedikti VIII. Shën Henriku II Perandor është shembull ndershmërie dhe drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: për këtë shën Henriku është zgjedhur si pajtor qiellor i mbretërve dhe i perandorëve.

R. SH. - Vatikan

Më 13 korrik kalendari kishtar përkujton shën Henrikun II. Duka i Bavarìsë, qe kurorëzuar perandor më 1014 nga Papa Benedikti VIII. Mbretëroi duke u përkujdesur për promovimin dhe ngritjen njerëzore të krishterë të njerëzve. Prapa insistimit të tij Papa Benedikti VIII e vendosi 'Besojmën e krishterë' në Meshën e së dielave e të festave kryesore.

Nëse Henriku II hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo është meritë edhe e bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas së jashtëzakonshme me shpirt tejet delikat. Pasi u kurorëzua perandor në bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, më 14 shkurt të vitit 1014 nga papa Benedikti VIII, Henriku ndjeu thellë përgjegjësinë e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi veprën e reformës, duke pasur pranë vetes njerëz të shenjtë si Odiloni Clynit, Rikardi i shën Vanne e Romaludi, themelues i murgjve kamaldolezë.

Ndërroi jetë në vitin 1024. Në një letër drejtuar popullit të vet, Henriku II pat shkruar: “Mësimet e Shkrimit Shenjt, Biblës na ftojnë t’i braktisim pasuritë e përkohshme e rahatitë e kësaj toke e të kërkojmë me çdo mjet arritjen ndër banesat e amshuara të qiellit”.

Shën Henriku II Perandor është shembull ndershmërie dhe drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: për këtë shën Henriku është zgjedhur si pajtor qiellor i mbretërve dhe i perandorëve.

13 korrik 2021, 10:11