Toka Shenjte: 7 vjet më parë, në Vatikan, nisma për paqen në Lindjen e Mesm

Më 8 qershor 2014 Papa Françesku, Patriku Bartolomeu I i Kostandinopojës dhe Presidentët izraelit e palestinez, Peres e Abbas, ishin të pranishëm në Kopshtet e Vatikanit, ku u lutën për paqen në Tokën Shenjte.

R. SH. - Vatikan

Zoti i haptë “sytë tanë e zemrat tona”, e na dhashtë guximin të themi: “Kurrë më luftë!”. Kjo, lutja e Papës Françesku në takimin për Tokën Shenjte e për të gjithë banorët e saj”, lartuar Zotit shtatë vjet më parë, më 8 qershor 2014, nga Kopshtet e Vatikanit. Me Papën Françesku, shoqëruar nga Bartolomeu I, ishin edhe presidenti i asokohshëm izraelit Shimon Perez dhe ai palestinez, Mahmoud Abbas, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

“Të gjithë do të kishim dëshiruar që fara e pajtimit të kishte prodhuar më shumë fryte. Po ngjarjet tjera – përkundrazi – e kanë tronditur më tej Lindjen e Mesme, u cila prej vitesh përshkohet nga konfliktet”, tha Papa mё 15 qershor 2015, njё vit pas atij takimi historik tё lutjes së Atit të Shenjtë Françesku me Patriarkun e Kostandinopojës, Bartolomeu I, me presidentin izraelit Shimon Peres dhe me presidentin palestinez Abu Mazen, në kopshtet e Vatikanit, mё 8 qershor 2014.

Ndёrsa  në bisedën me gazetarët, mё 18 gusht 2014, duke u kthyer nga Koreja, Atin e Shenjtë Françesku e pyetën nëse kishte dështuar nisma e atëherëshme për paqen, duke qenë se pak më vonë, në Gazë, shpërtheu dhuna. Me atë rast Papa Françesku u përgjigj: “nuk qe absolutisht dështim” dhe shpjegoi: “U hap dera e lutjes. U tha: duhet të lutemi. Bëhet fjalë për një dhuratë: paqja është dhuratë, dhuratë e cila meritohet me punën tonë, por është dhuratë. I duhet thënë njerëzimit se, përkrah rrugës së negociatave, që është e rëndësishme , të dialogut, që është i rëndësishëm, kemi edhe rrugën e lutjes. Kjo është e sigurt. Pastaj ndodhi çfarë ndodhi, por kjo është punë konjunkturash. Sjellja njerëzore ka një çast themelor: lutjen. Tani tymi i bombave dhe i luftërave nuk na lejon ta shohim derën, por dera ka mbetur e hapur nga ai çast. E unë besoj në Hyjin, unë besoj se Zoti e shikon atë derë, si edhe ata që luten e i kërkojnë të na ndihmojë.  Ajo nismë, që lindi nga njerëz të cilët besojnë në Hyjin, nuk qe fare një dështim”. Pa lutje nuk ka negociata, as dialog, shpjegoi, prandaj ajo përbën “një hap themelor të sjelljes njerëzore” dhe dera mbetet gjithnjë e hapur".

08 qershor 2021, 11:29