20200122 Comece-Cec in Croazia 20200122 Comece-Cec in Croazia

BE: Comece dhe Cec, tё premten mё 21 maj lutje ekumenike për të ardhmen e Evropës me një mesazh tё Patriarkut Bartolomeu

Një lutje ekumenike për unitetin e tё krishterëve dhe për të ardhmen e Evropës, do të mbahet përmes një platforme online të premten mё 21 maj dhe do të presë një mesazh të veçantë nga patriarku ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I, i cili do të ofrojë një meditim mbi temën e Javës së Lutjes për Unitetin e tё Krishterëve "Qëndroni nё dashurinë time: do të jepni shumë fryt" (Gjn 15,9.8.).

R.SH. - Vatikan

Një lutje ekumenike për unitetin e tё krishterëve dhe për të ardhmen e Evropës, do të mbahet përmes një platforme online të premten mё 21 maj, e me këtë rast, përmes një mesazhi të veçantë, Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I do të ofrojë një meditim mbi temën e Javës së Lutjes për Unitetin e tё Krishterëve "Qëndroni nё dashurinë time: do të jepni shumë fryt" (Gjn 15,9.8.).

Pritëse e kёsaj nisme është Patrizia Toia, anëtare e Parlamentit Evropian. Në Lutjen ekumenike, të organizuar nga Comece dhe Cec, do të jetë i  pranishëm edhe kardinalit Jean-Claude Hollerich, President i Komisionit të Episkopateve Katolike të Bashkimit Evropian (COMECE) dhe i nderuari Christian Krieger, President i Konferencës së Kishave të Krishtera Evropiane (Cec). Ngjarja do të përfundojë me fjalёn e  nënkryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

18 maj 2021, 10:27