Imzot  Angelo Massafra Imzot Angelo Massafra

Kisha Katolike në Shqipëri dёnon aktin barbar nё xhaminё Dine Hoxha

Afërsia e solidariteti i Kishës katolike në Shqipëri me Komunitetin Mysliman tё vendit, menjëherë pas ngjarjes sё djeshme nё Tiranё, kur rreth orës 14:00 ndodhi një akt barbar pranë xhamisë “Dine Hoxha”. Brenda xhamisë në rrugën e Kavajës, Rudolf Nikolli goditi me thikë besimtarët brenda Tempullit të Zotit dhe njerëzit që ishin në rrugë. I menjёhershёm reagimi i Kishёs Katolike tё vendit, pёrmes kryetarit tё Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra-s, i cili i drejtoi kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, njё mesazh dёnimi pёr ngjarjen barbare dhe shprehu ngushёllimet e solidaritetin me myslimanët

R.SH. - Vatikan

Afërsi e solidaritet i të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri me Komunitetin Mysliman tё vendit, menjëherë pas ngjarjes sё djeshme nё xhaminë Dine Hoxha në Tiranё, ku Rudolf Nikolli, 34-vjeçar, kreu aktin barbar brenda xhamisë në rrugën e Kavajës, duke goditur me thikë besimtarët në Tempullin e Zotit. E, nuk u mjaftua me kaq, por goditi edhe njerëzit që ishin në rrugë.

Sulmi i çmendur me thikë nё xhami kundër besimtarёve është alarmues për ngjashmërinë me sulmet terroriste, megjithëse, lajmet e para flasin për një person me sëmundje mendore. 

Sigurisht dhimbja dhe lëndimi qё përjetohet nga Komuniteti Mysliman është i njëjtë me atë tё besimtarëve tё tё gjitha komuniteteve fetare tё Shqipёrisё, pasi tё gjithё sё bashku kanё si mision tё parandalojnë çfarëdolloj fyerjeje dhe krimi kundër kujtdo. Respekti e bashkёjetesa fetare ёshtё thesar tejet i çmueshёm dhe i domosdoshёm pёr Shqipёrinё e pёr mbarё botёn.

I menjёhershёm qe edhe reagimi dhe indinjata e Kishёs Katolike tё vendit, pёrmes kryetarit tё Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra-s, i cili i drejton kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, njё mesazh dёnimi pёr ngjarjen e rёndё barbare dhe u shpreh, në emër të katolikëve shqiptarë, ngushёllimin e solidaritetin vёllazёror të gjithë myslimanëve. Ja, teksti i plotë:

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,


Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Mons. Angelo Massafra o.f.m.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë

20 prill 2021, 09:53