Dom Gjovalin Simoni, drejtor i Caritasit dioqezan te Shkoder-Pultit Dom Gjovalin Simoni, drejtor i Caritasit dioqezan te Shkoder-Pultit  

Dom Gjovalin Simoni: Karitasi Shkodrёs pranё tё varfërve me nismën ‘Kreshme bamirësie’

Dom Gjovalin Simoni: Kisha katolike e Shkodёr-Pultit, pёrmes Karitasit, nё bashkёpunim me famullitё kishtare tё kёsaj dioqeze, si gjithmonё e posaçёrisht gjatё periudhёs sё pandemisё Covid-19 ёshtё pranё nevojtarëve, e gjatё Kreshmёve 2021 ka organizuar nismёn ‘Kreshme bamirësie’ pёr tё ndihmuar tё varfrit, me thirrjen pёr t'u bёrё samaritanё tё mirё pёr tjetrin.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike e kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit, pёrmes organizmit tё saj bamirёs, Karitasit, nё bashkёpunim me famullitё kishtare tё kёsaj dioqeze, si gjithmonё e posaçёrisht gjatё periudhёs sё pandemisё Covid-19 u ёshtё gjetur pranё nevojtarëve, e tani edhe gjatё Kreshmёve 2021 ka organizuar nismёn ‘Kreshme bamirësie’ pёr tё ndihmuar tё varfrit, me thirrjen pёr t’u bёrё, pёrmes bujarisё, samaritanё tё mirё pёr tjetrin, sepse siç na kujton Shёn Nёnё Tereza ‘askush nuk ёshtё aq i varfёr sa qё tё mos mund tё dhurojё diçka”.

Po  mё shumё mbi misionin e Karitasit tё kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News tё dёgjojmё drejtorin dom Gjovalin Simonin...

Tё dёgjojmё drejtorin dom Gjovalin Simoni.
03 mars 2021, 13:32