Caterina con la madre Brigida dal papa Urbano V (Joachim Schäfer - Ökumenisches Heiligenlexikon) Caterina con la madre Brigida dal papa Urbano V (Joachim Schäfer - Ökumenisches Heiligenlexikon) 

Më 24 mars kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë

Emri “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë “grua e pastër”. E tillë qe Katarina Ulfsdotter, më mirë e njohur si Katerina e Suedisë, bija e dytë e tetë fëmijëve të shën Brigjidës, mistikës së madhe suedeze që ka ndikuar e shënuar thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e vendit skandinav.

R.SH. - Vatikan

Më 24 mars kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijë e Shën Brigjidës.

Etimologjia e emrin “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë “grua e pastër”. E tillë qe Katarina Ulfsdotter, më mirë e njohur si Katerina e Suedisë, bija e dytë e tetë fëmijëve të shën Brigjidës, mistikës së madhe suedeze që ka ndikuar e shënuar thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e vendit skandinav.

Lindur më 1331, në moshë të re Katerina u martuar me Edgarvon Kyren, fisnik me prejardhje por sidomos me shpirt: ky jo vetëm që e pranoi dëshirën e vajzës për të jetuar me kushtin e pastërtisë trupore, por edhe ai vetë u lidhë me këtë kusht. Kur mbushi 19 vjeç Katerina shkoi tek e ëma në Romë, ku mori pjesë në jetën e saj intensive rregulltare të përkushtuar Zotit dhe në shtegtimet e saj. Kur vdiq Brigjida, Katerina e solli kufomën e së ëmës në vendlindje e, më 1375, hyri në manastirin e Vadstena-s. Më 1389 u zgjodh abateshë; vdiq më 24 mars 1381.

24 mars 2021, 09:39