Kërko

Albin Kurti përshëndet zgjedhësit, pas fitores Albin Kurti përshëndet zgjedhësit, pas fitores

Kosovë: zgjedhjet legjistlative i fiton “Vetëvendosja” e ish-kryeministrit Kurti

Lëvizja për Vetëvendosje e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e djeshme legjislative të parakohshme. “Drejtësia e puna”: këto janë dy përparësitë për të cilat do të impenjohet Albin Kurti, pengesa e parë serioze e të cilit do të jetë zgjedhja e presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

R.SH. - Vatikan

Lëvizja për Vetëvendosje e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e djeshme legjislative të parakohshme, me 48,1% të votave. Rezultati u njoftua nga Komisioni Qendror Zgjedhor, kur ishin numëruar 99% të skedave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e udhëhuqur nga Enver Hoxhaj fitoi 17,35% të votave e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  e udhëhuqur nga Avdullah Hoti, me 13,18% e nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 7,42%. Lista Serbe mori 10 vende në parlament.

“Drejtësia e puna”: këto janë dy përparësitë për të cilat do të impenjohet Albin Kurti, siç u deklaroi përkrahësve të mbledhur para selisë së partisë së tij në Prishtinë. Eksponentët e partive të tjera premtuan një “opozitë konstruktive” për forcimin e shtetit kosovar, duke njohur rezultatet e votimit dhe duke e uruar Vetëvendosjen të punojë për të mirën e gjithë kosovarëve.

Detyra të rëndësishme, përgjegjësi të mëdha

Më rezultatin e arritur, Vetëvendosja bëhet partia më e votuar e historisë së afërme të Kosovës. Pavarësisht nga masat kundër koronavirusit, pjesëmarrja, që mbetet nën 50%, ishte më e larta që nga viti 2004. Jo më larg se më 2019, Lëvizja e kryesuar nga Albin Kurti kishte vetëm 26% të votave e vetë ish-kryeministri mbeti në krye të qeverisë vetëm për pak kohë, gjatë legjislaturës së kaluar, i pafuqishëm para prishjes së koalicionit qeveritar.

Kësaj radhe, për shkak të një dënimi penal, nuk mundi të kandidohej, por premton ta rifillojë politikën e tij aty ku e pati lënë, tashmë nga një pozitë force, duke rimarrë në dorë planet për luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik e qëndrime jo aq toleruese në dialogun me Serbinë.

Pas rezultateve reaguan nga PDK-ja Enver Xoxhaj, i cili në një konferencë për mediat tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë. “Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, tha Enver Hoxhaj e shtoi se Kosova ka nevoje per stabilitet politik e PDK-ja do te jape kontributin e saj per kete. Nga LDK-ja Isa Mustafa tha se rezultati i zgjedhjeve ka qenë shumë i keq për këtë parti dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK, konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LDK-së, e po sot kanë ardhur reagimet e para edhe nga Shqipëria, Bashkimi Evropian etj.

Bashkimi Evropian ne pritje tё rezultateve 

Bashkimi Evropian, përmes një deklaratë të përbashkët nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, bёjnё tё ditur se BE-ja, pas votimeve tё djeshme, pret nga Kosova një përparim në reforma, formimin  e qeverisë së re,  të Kuvendit të ri si dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane”, thuhet në këtë deklaratë. Më tej BE-ja thekson se pret që institucionet e reja të Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.

“Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë para vetes për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shkuan se zgjedhjet e djeshme në Kosovë treguan një pjekuri të institucioneve të saj dhe të gjithë aktorëve relevantë dhe të partive politike. “Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, shkruan Lajçak

15 shkurt 2021, 09:22