2021.01.13 Famullia e Stublles - don Jeton Thaci 2021.01.13 Famullia e Stublles - don Jeton Thaci

Dom Jeton Thaçi: Kosova drejt zgjedhjeve tё 14 shkurtit, mes sfidave e shpresave

Dom Jeton Thaçi: zgjedhjet nё Kosovё bëhen në një kohё të veçantë, me shumë sfida por edhe me shpresë për një të ardhme më të mirë për qytetarët, se dhe për një stabilitet shoqëror e përforcim të sistemit demokratik nё vend.

R. SH. - Vatikan

Kosova  po shkon tek kutive tё votimit që  do tё mbahet mё 14 shkurtin e ardhshëm, për zgjedhjet parlamentare të parakohshme pasi, sipas Gjykatës Kushtetuese, qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti është e paligjshme, sepse e mbështetur nga një deputet i dënuar përfundimisht për mashtrime.

Zgjedhjet nё Kosovё bëhen, pra, në një kohё të veçantë shoqërore, me shumë sfida por edhe me shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët, për një stabilitet shoqëror dhe përforcim të sistemit demokratik, për çka vendi ka nevojë për të shikuar dhe ecur drejt një të ardhme më premtuese.

Mbi fushatёn zgjedhore, programet e partive tё ndryshme, sfida e brendshme e tё jashtme me tё cilat do tё pёrballen forcat qё do t’i fitojnё kёto zgjedhje nё këtë kohё pandemie e pasigurie ekonomike e shoqërore, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News flet dom Jeton Thaçi, famullitar i komunitetit tё Shёn Jozefit nё Stubёll tё Karadakut e vёzhgues i vёmendshёm i realitetit kosovar, ta dёgjojmё...

Nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News flet dom Jeton Thaçi

 

03 shkurt 2021, 16:18