Arcivescovo Cardinale Jean Claude Hollerich Arcivescovo Cardinale Jean Claude Hollerich 

Kardinali Hollerich propozon një Sinod Evropian

Presidenti i Komisionit të Konferencave Episkopale Katolike të Bashkimit Evropian Kardinali Jean-Claude Hollerich shpreson që edhe Kishat Evropiane të impenjohen në udhëtimin sinodal.

R.SH. - Vatikan

Një Sinod Evropian, pёt t'i bashkuar ipeshkvijtë e kontinentit te vjetër në një debat mbi tema të rendesishme. Jo një asamble e veçantë e Sinodit të Ipeshkvijve (tashmë kanë qenë dy për Evropën), por më tepër një platformë takimesh e diskutimesh për ipeshkvijtë e Evropës. Ky propozimi i Kardinalit Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkёv i Luksemburgut dhe President i Komisionit të Konferencave Episkopale Katolike të Bashkimit Evropian (COMECE).

Kardinali Hollerich e bёri kёtё propozim gjatë një interviste dhënë Katolisch, portalit të Konferencës së Ipeshkvijve gjermanë. Ndёrmjet pyetjeve, edhe një mbi rrugën e diskutueshme sinodale të Kishës së Gjermanisë. Kardinali nuk u shpreh lidhur me diskutimet qё po zhvillohen nё Gjermani, tha se nuk ka ndërmend të ndërhyjë, por shtoi se është një model i mirë diskutimi për t'u ndjekur edhe në një Sinod të mundshëm Evropian.

Kardinali Jean-Claude Hollerich pohoi se një sinod kishtar evropian do të ishte i nevojshëm për t’i pёrforcuar qëndrimet ndaj hapjes dhe shoshitjes se misionit që ka sot Kisha, çka do t'i ndihmonte Kishat e Evropës pёr të mos u shkëputur  e këndej pёr tё mos u larguar shumë nga qytetarët - besimtarët e tyre, brenda e jashtë komunitetit të krishterë.

Kardinali Hollerich e di se një Sinod evropian do të jetë i vështirë, edhe për orientimet e ndryshme baritore kombëtare qё ekzistojnë, sepse “Kishat gjithmonë mendojnë duke parë situatën në vendet e tyre përkatëse dhe duke u nisur nga përvojat vendore. Por gjithësesi kemi nevojё të ndajmë më shumë sё bashku eksperiencat e larmishme e tё ndryshme”. Kardinali Hollerich uron gjithashtu të zhvillohen struktura dhe qëndrime, që mundёsojnё "të dёgjohet edhe zëri i grave në Kishë".

Një Sinod Evropian do të shërbente edhe për t'i hapur diskutimet rreth çështjeve që kanë pikëpamje të ndryshme në secilin komb e vend, siç është çështja e migrantëve, të cilën "disa e shohin si një kërcënim".

Kardinali Jean-Claude Hollerich trajtoi edhe çështjen e Brexit. "Kjo më bën të vuaj - tha ai - kam vёshtirёsi për të kuptuar se si që tani nuk duan t'i respektojnë kontratat, e kёshtu po vihet në dyshim baza e bashkëpunimit ". Kardinali foli për tendencat që janë të rrezikshme për Evropën e nёnvizoi se shpreson shumë që "qytetarët e Bashkimit Evropian dhe tё Mbretërisë së Bashkuar të vazhdojnë të jenë miq".

04 shkurt 2021, 18:02