Kërko

Final certification of Electoral College votes Final certification of Electoral College votes 

Sulmi ndaj Capitol Hill, dënimi i ipeshkvijve amerikanë

Ipeshkvijtë katolikë të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Capitol Hill Kongresit dje nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trump. Kryeipeshkvi Gomez: "Kalimi paqësor i pushtetit është një nga shenjat dalluese të këtij kombi të madh".

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë katolikë të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs kanë dënuar ashpër sulmin ndaj Kongresit dje nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trump.

“Bashkohem me njerëzit e vullnetit të mirë në dënimin e dhunës në  Capitol Hill - Kapitolin e Shteteve të Bashkuara. Lutem për anëtarët e stafit të Kongresit e tё policisë dhe pёr të gjithë ata që punojnë për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike”,  kështu u shpreh Kryeipeshkvi i Los Anxhelos Imzot Gomez, president i Konferencës së Ipeshkvijve të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs.

"Kalimi paqësor i pushtetit është një nga shenjat dalluese të këtij kombi të madh. Në këtë kohë shqetësuese, ne duhet të angazhohemi përsëri në ripohimin e vlerave e tё parimeve tё demokracisë sonë dhe të bashkohemi si një komb nën mbrojtjen e Zotit. Dyshimet rreth zgjedhjeve tё lira e të ndershme nuk mund të zgjidhen me dhunë ndaj institucioneve demokratike ”, përfundoi president i Konferencës së Ipeshkvijve të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs, kryeipeshkvi i Los Anxhelos Imzot Gomez, i cili kёrkoi edhe përdorimin e "urtisë dhe hirin e patriotizmit e tё dashurisë së vërtetë për atdheun".

 

Vërshimi e pushtimi i Capitol Hill – Kongresit, dje,  nga mbështetësit e Presidentit në largim Donald Trum, nё “ditët e fundit të kaosit të Donald Trump-it”, ёshtё njё ngjarje e turpshme pёr demokracinë mё tё madhe tё botёs. Donald Trump dhe ata që e mundësuan kёtё ngjarje tё padenjë pёr njё demokraci, janë përgjegjes për sulmin ndaj vlerave që simbolizon e përfaqëson Capitol Hill për SHBA-së e për shoqëritë demokratike të botës.

Në një situatë të tillë ndërrimi i pushtetit duhet të vijë sa më parë. Ndёrkohё pas konfirmimit të fitores së Joe Biden nga Kongresi amerikan, presidenti Donald Trump tha se ky vendim përfaqëson, “fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale amerikane”.

07 janar 2021, 10:18