Kërko

Vatican News
"Per Atmé e fé - Gjergj Fishta" , një ekspozitë në Prishtinë për poetin e madh "Per Atmé e fé - Gjergj Fishta" , një ekspozitë në Prishtinë për poetin e madh 

"Per Atmé e fé - Gjergj Fishta" , një ekspozitë në Prishtinë për poetin e madh

Me rastin e 80 vjetorit te kalimit ne amshim tё poetit kombëtar françeskanit At Gjergj Fishta, nё Bibliotekën Kombëtare tё Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’, nё Prishtinё, para pak ditësh u hap ekspozita kushtuar jetës e veprës sё fratit tё madh me titullin "Për Atme e Fé - Gjergj Fishta" me libra, artikuj e dorëshkrime tё pa publikuara deri me sot.

R.SH. - Vatikan

Me rastin e 80 vjetorit tё kalimit nё amshim tё poetit kombëtar françeskanit At Gjergj Fishta, nё Bibliotekën Kombëtare tё Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’, nё Prishtinё, mё 30 dhjetorin e kaluar u hap ekspozita, dy javore, kushtuar jetës e veprës sё fratit tё madh me titullin "Për Atme e Fé - Gjergj Fishta" me libra, artikuj e dorëshkrime tё pa publikuara deri me sot. Ekspozita kushtuar Gjergj Fishtёs do tё mbyllet mё 11 janarin e ardhshёm. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite,mё 30 dhjetorin e kaluar, morën pjesë  Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji dhe zv/ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit të  Kosovës, Engelbert Zefaj. Mё hollësisht nga Prishtine njofton Rabie Ibraj...

Nga Prishtine njofton Rabie Ibraj

"Per Atme e Fe - Gjergj Fishta", ekspozite ne Prishtine

Ne Biblioteken Kombetare te Kosoves ‘’Pjeter Bogdani’’ para pak ditesh  eshte hapur ekspozita kushtuar jetes e vepres se fratit dhe homerit shqiptar siq quhet Fishta me titull ‘’Per Atme e Fe - Gjergj Fishta’’, me rastin e 80 vjetorit te kalimit ne amshim.

Drejtori i Bibliotekes Kombetare, Fazli Gajraku tha ne hapjen e kesaj ekspozite se artedashesve  e adhuruesve te Fishtes ju kemi shpalos libra, artikuj e doreshkrime te papublikuara deri me tash. Ai tha se vepra dhe puna e Gjergj Fishtes e pasuron institucionin tone pasi ne kete biblioteke ka rreth 20 vepra te rralla te At Gjergj Fishtes dhe 120 monografi te shkruara per te.

‘’Interesimi per tu marre me kete figure te shquar, e kete kolos te kombit, e ka rritur botimin e shume veprave me rendesi. Pavaresisht tentativave te sisetemeve te ndryshme politike  per ta njollosur Fishten, ka gjithe keto vite qe lexuesit shqiptar ai i jep plot mrekulli e mahni me veprat e tij’’ tha Gajraku duke shpreh falenderimin per te gjithe ata qe kane kontribuar ne mbledhjen e artikujve dhe doreshkrimeve te rralla te Fishtes.

Ndersa ipeshkvi i Diocezes Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji ne fjalen e tij, ashtu si e meriton, e ngriti larte figuren e Fishtes ‘’Nese italianet mburren me Danten dhe gjermanet me Geten, atehere ne shqiptaret mburremi dhe krenohemi me  At Gjergj Fishten, sepse Fishta ka qene pena me e holle e te gjitha koherave qe ka dite ta shprehe shpirtin  tone shqiptar, ka dite ti shpreh vuajtjet e popullit tone dhe ka dit ti nxjerr ne pah pasurite shpirterore te nje populli’’ u shpreh imzot Dode Gjergji duke shtuar se sfida e Fishtes dhe shume te tjereve per fe e atdhe eshte britma qe nuk do te shuhet kurre.

Ne kete ekspozite e cila u perkrah nga Ministria e Kultures, te parishmeve iu drejtua edhe zv.ministri, Engelberd Zefaj, i cili theksoi se, sot si asnjehere me pare, e kuptojme vleren e ruajtjes se trashegimise se shkuar e te shtypur, e cila na ndihmon te qartesojme idete per te kaluaren dhe vizionin per te ardhmen.

‘’Derisa flasim per figuren e Fishtes, te cilesuar me te rendesishmen e letersise shqiptare, e rikthejme vemendjen kah perpjekjet e parreshtura dhe shumedimensionale te ketij kolosi per mireqenien e shqiptareve, si ne aspektin fetar, letrar e po ashtu edhe ne ate politik’’tha Zefaj.

Ndonese ne kohe pandemie, kjo ekspozite e cika ka zgjuar interesimin e qytetareve, do te jete e hapur  ne Biblioteken Kombetare te Kosoves ‘’Pjeter Bogdani’’ ne Prishtine deri me 11 janar 2021. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

07 janar 2021, 14:26