Kaloi nё Amshim Motёr Vera Paluca, e Motrave Françeskane te Zojës së Papërlyeme Kaloi nё Amshim Motёr Vera Paluca, e Motrave Françeskane te Zojës së Papërlyeme 

Kaloi në Amshim Motër Vera Paluca, françeskane

Motёr Lidia Kqira, foli për jetën e motrën Vera duke veçuar virtytet e të ndjerës: „…ndihmoi shumë familje të varfra, njerëz në nevoja të ndryshme, kishte aftësi të depërtonte edhe aty ku dukej e pamundur. Ndihmoi gjithashtu me natyrën e saj të dashur shumë vajza e nëna të reja me fjalë të buta dhe këshilluese, la mbresa për të gjithë ata që e takonin".

R.SH. - Vatikan

Provinca e Motrave Françeskane te Zojës së Papërlyeme, me pikëllim, por njëherit me fe në Krishtin e Ngjallur, u nda nga motёr Vera Paluca, e cila ndërroi jetë në Zotin, me 26 dhjetor, nga virusi Covid-19.

Ndër të parat vajza nga Kosova që përqafuan jetën rregulltare pranë Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyeme, Motër Vera Paluca, me begatinë e talenteve që kishte prej Zotit dhe natyrën e saj spontane e të gëzuar, shërbeu me përkushim në shumë famulli kishtare në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Kohëve të fundit, vazhdoi misionin e saj duke shërbyer në bashkësinë rregulltare të Motrave Françeskane te Zojës së Papërlye në Cetinje ku edhe e përfundoi udhëtimin e saj tokësor, në moshën 68 vjeçare. Virusi Covid-19 shkëputi papritur nga bashkësia, nga dashuria familjare, nga miq, dashamirë e të njohur të saj. Tё ndjekim shёrbimin e motёr Olga Dulaj...

Shёrbimin e motёr Olda Dulaj kushtuar vdekjes se Moter Vera Paluca, françeskane

KALOI NË AMSHIM M. VERA PALUCA

Provinca e Motrave Françeskane te Zojës së Papërlyeme, me pikëllim, por njëherit me fe në Krishtin e Ngjallun, u nda nga motёr Vera Paluca, e cila ndërroi jetë në Zotin, me 26 dhjetor.

E Ndjera, motёr Vera u lind me 12 shkurt 1952, në familjen e Gjon dhe Liza Paluca në fshatin Dol, Gjakovё,  të cilët e pagëzuan me emrin Marta. E edukuar në mjedisin e krishterë familjar, qysh në fëmijëri, ndjeu thirrjen që t’i shërbejë Hyjit dhe Kishës. Në Provincë u pranua në vitin 1975, në (Mali i Zi). Në vitin 1978 ka bërë kushtet e para, ndërsa në vitin 1986 ka bërë kushtet e përjetshme po në Dobrotë (Mal të Zi).

Qysh si motër e re, shërbeu në famullinë e Bishtazhinit si katekiste.  Me begatinë e talenteve që kishte dhe  natyrën spontane dhe të gëzuar, shërbeu në shumë famulli, si në Kosovë:  në Zym e Budisalc, pastaj në Mal të Zi:  në Tivar, në Tuz, në Podgoricë, në Hercegnovi dhe në Bogdašiće. E në Shqipëri: në Fier, Koplik e Hot të Ri. Kohëve të fundit, vazhdoi misionin e saj duke shërbyer në bashkësitë tona rregulltare: në Dobrotë, Hot i Ri, Podgoricë, Nikshiq dhe vitet e fundit në Cetinje ku dhe e përfundoi udhëtimin e saj tokësor, në moshën 68 vjeçare ku dhe e humbi betejën kundër virusit Covid-19, i cili me aq shpejtësi e shkëputi nga bashkësia, nga dashuria familjare, nga miq, dashamirë e të njohur të saj.

Kështu, motёr Vera e sëmurë festoi Ditën e Krishtlindjes për t'u përgatitur për amshim në agimin e hershëm, ditën e shtunë të kushtuar Virgjërës Mari, Zojës Rruzare që e nderonte shumë, e në festën e shën Shtjefnit Martir, dorëzoi shpirtin e saj Hyjit me fjalët: "O Jezus Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!" (Vap 7,59).

E ndjera m. Vera, u varros më 29 dhjetor në varrezën e Motrave Françeskane në Moglice të Gjakovës, në pjesëmarrje fretënve, meshtarëve të tjerë,  të motrave Françeskane nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova dhe të motrave të kongregatave të tjera, të familjarëve e miqve të shumtë.

Me këtë rast nga motёr Vera në emër të  Motrave Françeskane u përshëndet motёr Lidia Kqira, Eprore Provinciale, duke e falënderuar Hyjin për jetën, kushtimin e veprën e të ndjerës. Ajo falënderoi të gjithë ata që patën kujdes për m. Verë, sidomos motrat e bashkësisë ku jetoi ditët e fundit si dhe  stafin e mjekëve që e mjekuan gjatë sëmundjes së saj.

Me fjalë falënderimi dhe ngushëllimi në mënyrë të veçantë iu drejtua familjes së saj, vëllezërve e motrave, posaçërisht motër Dilës e motër Pashkës, nipave e mbesave me të cilët kishte përzemërsi e lidhje të veçantë. „Pranoni ngushëllimet e mia dhe tonat të përzemërta. Le ta kujtojmë me falënderim dhe të mbetemi të bashkuar me të në lutje“ –tha ajo mes tjerash.

M. Lidia, poashtu duke folur për jetën e m. Vera, veçoi virtytet e të ndjerës: „…ndihmoi shumë familje të varfëra, njerëz në nevoja të ndryshme, kishte aftësi të depërtonte edhe aty ku dukej e pamundur. Ndihmoi gjithashtu me natyrën e saj të dashur shumë vajza e nëna të reja me fjalë të buta dhe këshilluese, la mbresa për të gjithë ata që e takonin“.

Ndërkaq, rendin e Salikimit, e drejtoi p. Ndue Kajtazi, guardian i fretënve e famullitar i Gjakovës. Ai, në fjalën e tij, pasi shprehi ngushllimet m. Provinciales, m. Dila e m. Pashke si dhe të gjitha motrave, familjarëve e miqve të pranishëm, foli mbi vlerën dhe rëndësinë e jetës rregulltare në Kishë, gjë që e ndjera m. Vera e jetoi me dashuri dhe shërbim vetmohues.

Ai theksoi poashtu se m. Vera i përket gati gjeneratës së parë të motrave shqiptare në provincen e Zojës së Papërlyer. „Lidhja dhe afërsia e m. Vera me m. Franciska Allaku ishte edhe motiv se kjo dëshironte që eshtrat t’i pushojnë në të njëjtin varr me të. Ishin të një moshe, kishin bërë të njëjtën rrugë, përjetonin të njëjtin gëzim dhe ndanin dhimbjet bashkë... Provinca dhe familja Paluca kanë humbur një motër ketu në tokë, por kanë fituar dikë në Qiell, që do të lutet përgjithmonë për ju“- shtoi Pater Ndue Kajtazi.

M. Vera Paluca, Pushoftë në paqe me Krishtin!

31 dhjetor 2020, 10:10