Il presepe nella chiesa della Madonna della "Glória do Outeiro", a Glória, Rio de Janeiro, 2020.11.11 Il presepe nella chiesa della Madonna della "Glória do Outeiro", a Glória, Rio de Janeiro, 2020.11.11 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Diela IV e Kohës së Ardhjes!

Eshtë koha e Ardhjes! Koha e ëndërrimeve më të bukura. Koha e lindjes së Dritës.

R.SH. - Vatikan

Jemi në të dielën e IV të Kohës liturgjike te Ardhjes. Pra, është koha e Ardhjes! Koha e ëndërrimeve më të bukura. Koha e lindjes së Dritës...

Lërini fëmijët të jetojnë ëndrra me sy hapur. Të ëndërrojnë drita, ngjyra, engjëj e fruta të arta – të ngjyrosura, për t’i varur në Pemën e Krishtlindjes, pemë e ngarkuar me begati, jo vetëm iluzore. Lëri të përfytyrojnë ngjarje të bukura. Të zhyten në një atmosferë magjike. Gjëra të vogla-të mëdha-që lulëzojnë këto ditë edhe në zemrat e pleqve – për të qeshur paksa ndërmjet lotëve e për ta ndjerë edhe një herë veten të rinj e të lum!

E le të besojmë sot si fëmijët, se me një shpellë - një bredh - e një breshëri flokësh të bardhë dëbore -  mund t’ia ndërrojmë faqen kësaj toke!

E sidomos se:

“Mund të lidhim një besë të amshuar,

Ta nxjerrim prenë e pushtuar,

Që ferri e mbajti ndër thonj.

Ja - po na lind një Foshnje

Një Djalë po na lajmërojnë,

Veç kah i felgron qerpiku,

Armiqtë i bën të flegrojnë!

Njeriut ia jep dorën,

Të mëkëmbet – e kurorën

Më të ndritshme prap ia kthen!".

 

19 dhjetor 2020, 13:46