2020.11.15 Santa Messa nella Giornata mondiale dei Poveri 2020.11.15 Santa Messa nella Giornata mondiale dei Poveri 

Papa: buzëqeshja që ndajmë me të varfrit, burim dashurie e gëzimi

Papa: “Edhe një buzëqeshje që ndajmë me të varfrit është burim dashurie dhe gëzimi. Dora e shtrirë u pasuroftë gjithmonë me buzëqeshjen e atij që nuk rëndon me praninë e vet dhe ndihmёn që ofron, por gёzohet vetëm duke jetuar nё stilin e dishepujve të Krishtit”.

R.SH. - Vatikan

“Edhe një buzëqeshje që ndajmë me të varfrit është burim dashurie dhe gëzimi. Dora e shtrirë u pasuroftë gjithmonë me buzëqeshjen e atij që nuk rëndon me praninë e vet dhe ndihmёn që ofron, por gёzohet vetëm duke jetuar nё stilin e dishepujve të Krishtit”. Ky pohimi, nё njё tweet sot mё 17 nёntor 2020, i Papёs Françeskut botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Terapia e buzëqeshjes

Çdo buzëqeshje, që e shndrit fytyrën, është një rreze drite, një ftesë për të buzëqeshur edhe ne“Sot nuk ekziston vetëm vuajtja fizike, por, njëra prej patologjive më të shpeshta është edhe ajo që prek shpirtin. Është vuajtja që përfshin shpirtin dhe e mbush me trishtim, pse është pa dashuri: patologjia e trishtimit. Kur e përjeton zhgënjimin apo tradhtinë në marrëdhëniet e rëndësishme, - nënvizoi Papa Françesku duke e mbyllur jubileun e të sëmurëve dhe invalidëve mё 12 qershor 2016 – atëherë shohim se sa jemi të prekshëm, të lëndueshëm, të pafuqishëm, të ligësht dhe të pa mbrojtje”.

Tundimi për t’u mbyllur në vetvete bëhet përherë e më i fortë, e kështu rrezikojmë të humbim rastin e jetës: të duam pa marrë parasysh të atë që na ka ndodhur”. E lumturia mund të mbërrihet vetëm nëse “jemi të aftë të duam”, e atëherë edhe “ata njerëz që janë me paaftësi të ndryshme, me invaliditete e vuajtje, arrijnë ta zbulojnë jetën, kur i shohin të tjerët se i duan! E mos të harrojmë sa shumë dashuri mund të gulfojë prej një zemre qoftë vetëm edhe nga një buzëqeshje! Terapia e buzëqeshjes” Dashuria e buzëqeshja janë ilaçi kundër patologjisë së pikëllimit. “Atëherë – tha Papa Françesku në homelinë e Meshës kremtuar mё 12 qershor 2016 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – edhe vuajtja mund të bëhet ngushëllim e mbështetje për vetminë tona”.  

17 nëntor 2020, 09:57