Kërko

 Ordine Malta: Fra' Luzzago Luogotenente di Gran Maestro Ordine Malta: Fra' Luzzago Luogotenente di Gran Maestro  

Fra’ Marco Luzzago, Mëkëmbës i Mjeshtrit të Madh i Urdhërit të Maltës

Fra’ Marco Luzzago zgjidhet Mëkëmbës i Mjeshtrit të Madh të Urdhërit Sovran të Maltës.

R.SH. - Vatikan

Fra’ Marco Luzzago është Mëkëmbës i Mjeshtrit të Madh të Urdhërit Sovran të Maltës. U zgjodh me shumicë votash nga Këshilli i Detyrave të Shtetit, organizëm zgjedhës, mbledhur më 7 e 8 nëntor në Romë, në Vilën Magjistrale, një nga dy selitë institucionale të Urdhërit të Maltës.

Në mbledhje ishin të pranishëm 44 nga 56 anëtarët  e Këshillit me të drejtë vote - njofton Urdhëri - të ardhur nga Argjentina, Peruja, SHBA-të, Libani, Franca, Suedia, Austria, Gjermania, Holanda, Spanja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Zvicra, Malta e Italia.

 I sapozgjedhuri u betua dje pasdite para anëtarëve të Këshillit të Shtetit, dhe delegatit të posaçëm të Papës, kardinalit të zgjedhur, Silvano Maria Tomasi.

Fra Marco Luzzago zë vendin e Fra’ Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguinetto, Mjeshtri i  80° i Madh, që ndërroi jetë  më 29 prillin e kaluar. Papa Françesku u njoftua për këtë zgjedhje përmes një letre.

Më pas u njoftuan edhe të gjitha institucionet e Urdhërit të Maltës në mbarë botën. Njëherësh, edhe 110 Shtetet, me të cilat Urdhëri Sovran i Maltës ka marrëdhënie diplomatike. Mëkëmbësi i Mjeshtrit të Madh,  që do ta kryejë këtë detyrë për një vit, duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit,  pohoi se do të angazhohet me të gjitha forcat për të përballuar sfidat  e muajve të ardhshëm. Në radhë të parë kujtoi reformën e Kartës Kushtetuese dhe të Kodit.

 

10 nëntor 2020, 09:35