Kërko

Misioni Katolik i famullive Blinisht e Gjadër, nё dioqezёn e Sapёs, ka famullitarin e ri, misionari “fidei donum”, dom Alberto Galimberti Misioni Katolik i famullive Blinisht e Gjadër, nё dioqezёn e Sapёs, ka famullitarin e ri, misionari “fidei donum”, dom Alberto Galimberti 

Dom Alberto Galimberti famullitar i ri nё Blinisht e Gjadër

Misionin Katolik të famullive Blinisht dhe Gjadër, nё dioqezёn e Sapёs, ka famullitarin e ri nё misionarin italian “fidei donum” dom Alberto Galimberti, i cili u prezantuar para komunitetit tё besimtarёve nga ipeshkvin Sapёs imzot Simon Kulli. Famullitari ri zëvendëson atё aktual, dom Enzo Zago, që shërben në këto famulli prej 13 vitesh.

R.SH. - Vatikan

Misionin Katolik të famullive Blinisht dhe Gjadër, nё dioqezёn e Sapёs, ka famullitarin e ri nё misionarin italian “fidei donum” dom Alberto Galimberti, i cili u prezantuar para komunitetit tё besimtarёve nga ipeshkvin Sapёs imzot Simon Kulli. Famullitari ri zëvendëson  atё aktual, dom Enzo Zago, që shërben në këto famulli prej 13 vitesh. Po mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit..

Nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit

MISIONI KATOLIK BLINISHT MIRËPRET FAMULLITARIN E RI

E diela e parë e Ardhjes 29. 11. 2020, që shënoi fillimin e kohës së shenjtë në pritje të Lindjes së Jezusit, për Misionin Katolik të famullive Blinisht dhe Gjadër, shënoi dhe ardhjen e famullitarit të ri, misionarit italian nga Milano, dom Alberto Galimberti.

Me këtë rast, Ipeshkvi i Sapës, Shkëlqesia e Tij, Imzot Simon Kulli, ishte i pranishëm në këto famulli dhe kremtoi Meshën Shenjte, përmes së cilës bëri dhe hyrjen zyrtare të dom Albertit, i cili do të zëvendësojë  famullitarin aktual, dom Enzo Zago, që shërben në këto famulli prej 13 vitesh.

Imzot Simoni falenderoi mikun dhe vëllain e tij, ipeshkvin e Milanos, Imzot Mario Delpinin,  i cili duke iu përgjigjur nevojave tona baritore, tregon bashkëpunimin mes dy dioqezave motra,  që përmes vazhdimësisë së shërbimit shprehet natyra baritore e Kishës si dhe zhvillimi dhe përparimi shpirtëror i besimtarëve.

Famullitari i ri dom Alberto në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se jam shumë i kënaqur që gjendem në këtë tokë martire, dhe së bashku me ipeshkvin e vendit dhe me besimtarët e kësaj zone do të vazhdoj në rrugën e parardhësve të mi misionarë – tha ai, dom Antonio Sciarra dhe dom Enzo Zago.

Sipas marrëveshjes mes ipeshvinjëve, Dom Alberto do të jetë i shoqëruar nga dom Enzo Zago, për një periudhë 6 mujore, ku së bashku do të vazhdojnë shërbimin në 6 fshatrat e këtij misioni, duke e ndihmuar edhe për të mësuar gjuhën shqipe.

 Violeta Marashi

30 nëntor 2020, 13:29