Zoja Kёshillit Mirё nё Genazzano tё Italise Zoja Kёshillit Mirё nё Genazzano tё Italise 

Zojёs sё Shkodrёs

Zojёs sё Shkodrёs:Tё falem, o Mёri! Virgjin e dlìr, /O Nanё e bukur e Kshillit tё Mirё!/Ty ndihmё te këna ne ket shkreti:/ Tё falёn, o Mёri! Tё falem, o Mёri!/...Tё falemi, o Virgjin, Nana e Tenzot,/Ndihma e kёshtenimit me hire plot; /Tё bijё nё mend se Zoja e Shkodrёs jé: /Lutu pёr né! lutur per né!... /Lutu, po, e derdhi hiret e mdhaja/Si nё kohёt e moçme nё kishё te Kalaja, /Ku tё lutej Shkodra plot me dobi; /Tё falёmi, o Mёri, tё falemi, o Mёri

R.SH. - Vatikan

Zojёs sё Shkodrёs

Tё falem, o Mёri! Virgjin e dlìr,

O Nanё e bukur e Kshillit tё Mirё!

Ty ndihmё te këna ne ket shkreti:

Tё falёn, o Mёri! Tё falem, o Mёri!

Tё falem, se tejet gjith-here pshtojmё,

Prei anmiqvet tё shpirti qi na rrethojnё,

Se nё dorën tande pushtet tё madh ké;

Lutur pёr né! lutur pёr né!

Lutu se tё vshtirat keq e kan mblù

Shkodren e vorfen e tё mjerёt birt tù;

Lut, se ty tё thёrrasin, Zojё me dashtnì:

Tё falemi, i Mёri! Tё falemi, o Mёrì!

Tё falemi, o Virgjin, Nana e Tenzot,

Ndihma e kёshtenimit me hire plot;

Tё bijё nё mend se Zoja e Shkodrёs jé:

Lutu pёr né! lutur per né!...

Lutu, po, e derdhi hiret e mdhaja

Si nё kohёt e moçme nё kishё te Kalaja,

Ku tё lutej Shkodra plot me dobi;

Tё falёmi, o Mёri, tё falemi, o Mёri

Tё falemi! Tё falemi, o Zoja jonё,

O Nana e bukur e tё parvet tonё;

Ndera e lumnija e Shkodrёs jé:

Lutu per né! lutur per né!

Lutu, se, o Zojё, Shqiptarёt te tanё

Te ti, e çojnё, zanin ne Gjenacanё:

Mshrìr per né! thona, mshrìr per Shqìpnì

Tё falemi, i Mёri, tё falemi, o Mёri!

(nga njё doracak i vjetёr uratёsh)

19 tetor 2020, 15:23